Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Zbuloi se kishte vrarë 25 persona në Afganistan, ministri britanik kritikon Princ Harry-n: Mos të mburret me shifra! Nuk është njeri më i mirë

21:20 / February 23, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
2 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Sekretari i Mbrojtjes i Mbretërisë së Bashkuar, Ben Wallace tha se ai nuk pajtohet me vendimin e Princ Harryt, për të zbuluar se sa luftëtarë talebanë vrau ndërsa shërbente në Ushtrinë Britanike në Afganistan, duke thënë se “mburrja për shifrat” është gjëja më e gabuar që mund të bëhet.

Princi Harry u përball me kritika muajin e kaluar nga disa figura britanike të sigurisë dhe ushtarake, si dhe nga vetë talebanët, pasi ai pretendoi në autobiografinë e tij “Spare” se kishte vrarë 25 nga luftëtarët e grupit kryengritës.

“Pra, numri im: njëzet e pesë. Nuk ishte një numër që më jepte ndonjë kënaqësi. Por as nuk ishte një numër që më bëri të ndihesha i turpëruar”, ka shkruar Harry.

Wallace i tha radios britanike LBC të enjten se “çdo veteran bën zgjedhjet e veta për atë që dëshiron të flasë”, por forcat e armatosura nuk kanë të bëjnë me një numërim të personave që kanë vrarë.

Vetë një ish-ushtar, Wallace tha se mburrja për shifrat, shtrembëron faktin që ushtria është një lojë ekipore, me këmbësorinë e mbështetur nga qindra njerëz, si ata në Korpusin Logjistik Mbretëror dhe në selinë .

“Nuk ka të bëjë me atë se kush mund të qëllojë më shumë ose kush nuk qëllon më shumë”, shtoi Wallace. “Është pikëpamja ime personale që nëse filloni të flisni se kush bëri çfarë, ju në fakt po i zhgënjeni të gjithë ata njerëz të tjerë sepse nuk jeni një person më i mirë për atë që keni bërë.”

25 persona harry zbuloi
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Starmer jep zyrtarisht dorëheqjen si kryeministër: “Puna ime ka mbaruar”, Andy Burnham merr drejtimin e Britanisë

13:40 / July 20, 2026

Përshkallëzimi i konfliktit SHBA-Iran rrit çmimin e naftës

13:21 / July 20, 2026

SHBA-ja vijon sulmet, godet Iranin për natën e nëntë radhazi për të “nderuar” amerikanët e rënë

08:19 / July 20, 2026

Zjarret në Kanada mbulojnë SHBA-në me tym, mbi 100 milionë njerëz përballen me ajër të rrezikshëm

08:48 / July 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.