Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Zbuloni mrekullitë që mund të bejnë gjethet e fikut

14:05 / September 4, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
hhhhhhhhhh
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Gjethet e fikut mund të luftojnë një sërë sëmundjesh shëndetësore.

Fiku është një frut i shijshëm dhe i ëmbël. Fiqtë mund të hahen të freskët, të thatë, të pjekur në furrë ose në zgarë.

Fiqtë shoqërohen nga gjethe me ngjyrë të gjelbër të çelët me një formë shumë të veçantë dhe ekspertët i përshkruajnë ato të pasura me vlera ushqyese dhe shëndetësore.

Gjethet e fikut mund të transformohen në një ushqim të shijshëm dhe plot avantazhe shëndetësore.

Sipas AgroWeb,  gjethet e fikut vlen të konsumohen për shëndet të mirë si dhe sëmundjet në organizëm që ato luftojnë.

Diabeti

Ngrënia e gjetheve të fikut ofron një sërë përfitimesh shëndetësore, sidomos kundër diabetit.

Nëse një pacient që vuan nga kjo sëmundje konsumon gjethet e fikut atëherë do të vërë re një ulje në sasinë e insulinës të nevojshme për organizmin.

Në këtë mënyrë, pacienti mund të injektojë më pak insulinë, një proçes i kushtueshëm që zgjat në kohë.

Gjethet e fikut konsumohen në formën e çajit por edhe si pjesë e sallatave të ndryshme.

Yndyrnat e Tepërta

Gjethet e fikut ulin nivelin e triglicerideve, yndyrnat e akumuluara në organizëm.

Ndonëse një pjesë e triglicerideve janë të nevojshme për shëndetin dhe funksionet e trupit, një nivel i lartë i tyre rrit ndjeshëm rrezikun e shfaqjes së obezitetit dhe sëmundjeve të zemrës.

Vaktet e pasura me gjethe fiku pakësojnë këto rreziqe duke ulur nivelin e triglicerideve.

Kurat shtëpiake

Gjethet e fikut përdoren në një sërë kurash shëndetësore të përgatitura në shtëpi.

Ekspertët rekomandojnë përdorimin e këtyre gjetheve kundër kushteve të ndryshme shëndetësore si bronkiti apo ulçera.

Çaji i gjetheve të fikut për sëmundje kardiovaskulare

Sipas të dhënave të AgroËeb.org çaji me gjethe fiku është i dobishëm për problemet kardiovaskulare dhe njerëzit që vuajnë nga tensioni i lartë i gjakut.

Si t’a përgatisni:

Për përgatitjen e këtij çaji, ziejini gjethet në ujë për 15 minuta. Mund të përdorni gjethe të njoma por edhe të thata.

Nëse vuani nga bronkiti zieni tre gjethe fiku nëse dëshironi mund ta ëmbëlsoni me pak mjaltë, ndërsa për ulçerën duhet të përtypni dhe të konsumoni dy gjethe të plota fiku në ditë.

gjethet mreullit e fikut
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ish-presidenti Nicolas Sarkozy nis dënimin me burgim

11:40 / October 21, 2025

Raporti për sigurinë nga DASH, deputeti Malaj: Nuk duhet të dizinformojmë siç bëhet me disa ngjarje

17:14 / October 1, 2025

Plani i Donald Trump për paqes në Gaza, reagojnë vendet e BE: Hamas ta pranojë

09:55 / September 30, 2025

Shqipëria bën hapin e parë drejt eliminimit të pajisjeve matëse me përmbajtje mërkuri nga institucionet shëndetësore

20:37 / September 19, 2024
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.