Këngëtarja Eni Koçi ka publikuar së fundmi këngën “Bella” në bashkëpunim me Lindonin. E teksa po i shijon sukseset e projektit të fundit, këngëtarja po e feston ditëlindjen e 24-të.
Ajo e ka zyrtarizuar lidhjen e saj me këngëtarin nga Kosova, Genc Prelvukaj me të cilin shfaqet vazhdimisht nëpër rrjetet sociale. Motra e saj Greta, ka bërë një urim të bukur për Enin në llogarinë e saj në Instagram.
“Gëzuar ditëlindjen e bukura ime, dashuria ime edhe 100 vite të lumtura dhe plot suksese”: ka shkruar ajo.