Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajme

Zbuten tonet në PS! Gjiknuri i zuri vendin por s’i ndal lavdet për Ballën në Elbasan: Ta çojmë përpara punën e mirë që ka bërë

21:14 / September 14, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Gjiknuri Balla
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Damian Gjiknuri, i cili i zuri vendin Taulant Ballës në drejtimin e Elbasanit, siç duket ka bërë paqe me paraardhësin e tij. Vetë Gjiknuri ka qenë i pranishëm në Elbasan, aty ku Balla bëri përshëndetjet e fundit me socialistët e këtij qarku, për t’i kaluar stafetën numrit DY të PS-së. Ndryshe nga dita kur u emëruan drejtuesit e qarqeve, këtë herë dy socialistët përcollën pozitivitet, duke treguar se i kanë sheshuar pakënaqësite, pikërisht siç paralajmëroi vetë Gjiknuri në mbledhjen e parë që zhvilloi si Sekretar i Përgjithshëm i PS-së.

“Nuk e di pakënaqësinë, mund të ketë konstatime të natyrës së anektodave sepse unë nuk kam dëgjuar. Mund të ketë ndonjë mosrealizim të ndonjë pritshmërie, por jam i bindur që do të fashitet rrugës,”- tha Gjiknuri më 7 shtator.

Dhe sot, ai komplimentoi Ballën se ka bërë një punë vërtet të mirë në Elbasan.

“Kënaqësi të rikthehem sërish në Elbasan, Qarkun ku nisa rrugëtimin tim si deputet i Partisë Socialiste. Bashkë me Taulantin, Evisin dhe Blendin takuam strukturat drejtuese në parti e pushtet vendor. Përgjegjësinë e dhënë në Asamblenë Kombëtare për drejtimin e këtij Qarku do ta përkthejmë së bashku në punë e përkushtim maksimal. Elbasani ka patur një rezultat shumë të mirë në zgjedhjet e fundit. Është koha që fryma e bashkëpunimit me njëri-tjetrin, përmbushja e premtimeve ndaj çdo qytetari dhe ri-organizimi i Partisë Socialiste në çdo nivel të na garantojnë një tjetër rezultat rekord në zgjedhjet e radhës. Jam besimplotë se do të çojmë përpara punën e mirë dhe do t’ia dalim!”- shkruan Gjiknuri.

gjiknuri2

Elbasan Gjiknuri lavdet
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Tentativë vrasjeje në Elbasan, arrestohet autori! Shënjestra i shpëton atentatit në lokal

17:34 / August 15, 2026

Tentativë vrasjeje në një lokal në Elbasan, personi nxjerr armën dhe e drejton ndaj një tjetri

17:21 / August 15, 2026

Gara për drejtimin e OKB-së, Rebeca Grynspan kryeson votimin e parë joformal

09:21 / July 31, 2026

Aksident me katër automjete në hyrje të Elbasanit, dy të plagosur

10:35 / July 28, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.