Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Zëdhënësja e Partisë Demokratike reagon ashpër ndaj ish- kryeministrit: Berisha nuk ka më turp

21:51 / November 23, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
mirela karabina
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Mirela Karabina reagoi të enjten ndaj deklaratave të kryetarit të grupimit të Rithemelimit të Partisë Demokratike, Sali Berisha në Elbasan.

Nëpërmjet një deklarate për mediat, Karabina u shpreh se Berisha vazhdon të vijë vërdallë me të njëjtin avaz, shpif e mashtro me shpresën se dikush do t’ia zgjidhë hallin e tij.

Sipas saj, Berisha ka dy vite që atë që thotë sot e përgënjeshtron nesër, dhe as nuk skuqet e as nuk zverdhet, në fund të fundit ai nuk ka më turp dhe sa më i madh halli i tij, më e pabesueshme gënjeshtra e tij.

“Halli i Sali Berishës sot është drejtësia, hall të cilit kërkon t’i fshihet me mashtrime. Sali Berisha bën mirë të mos fshihet e të mos vazhdojë t’i përdorë demokratët si mburojën e halleve të tij, por të dalë para drejtësisë e të provojë pafajësinë”, theksoi Karabina.

Sipas saj, në këto dy vite duhet ta kishte mësuar se as shpifjet, as mashtrimet, as paratë e krimit dhe korrupsionit me të cilat paguan tallavanë e tij nëpër Shqipëri, media e analistë, dhe as marrëveshjet e aleancat me Edi Ramën nuk ia zgjidhën hallin e non gratës me SHBA-në dhe Britanin e Madhe dhe, “nuk do të mund t”ia zgjidhin hallin me drejtësinë”.

“Sali Berisha dhe Edi Rama me marrëveshjet e tyre, përfshirë edhe ato të ditëve të fundit, nuk do ta mbajnë dot peng, as drejtësinë e as Shqipërinë. Koha, kur ditën bëjnë sikur zihen e natën mbyllin pazaret, ka marrë fund”, deklaroi Karabina për mediat.

Berisha Mirela Karabina Reagim
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rama, opsioni i vetëm si Kryeministër? Sekretari i Përgjithshëm i PS: E vendosim ne liderin tonë, ai do fitojë dhe dy zgjedhjet e tjera

22:40 / October 19, 2026

Protestuesi pranon financimin e udhëtimit: Biletën ma kanë paguar

17:21 / October 18, 2026

“Ik, ik, ik”- Përplasje mes 2 grupeve në tubimin e dhunshëm në Tiranë, protestuesit përzënë disa përfaqësues të PD-së nga sheshi

20:59 / October 16, 2026

“Berisha sponsor i dhunës”, Rada: Të hyjmë njëherë në BE, pastaj të protestojmë si francezë

10:32 / October 16, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.