Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Zëdhënësja e PD denoncon: Blendi Gonxhja fshiu deklaratën poshtëruese ku akuzon emigrantët për krizën në kufi. Fshehje krimi, duhet të shkarkohet!

13:21 / August 16, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Ina Zhupa
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Zëdhënësja e PD, Ina Zhupa denoncon se drejtori i DPSHTRR, Blendi Gonxhja ka fshirë një deklaratë në rrjetet sociale ku akuzonte emigrantët për krizën në kufi dhe nënën e 10- vjeçarit të vrarë nga ambulanca për vdekjen e të birit dje në Kakavijë.

Ajo thotë se deklarata e tij ishte poshtëruese dhe provocative, dhe fshirja e saj është fshehje e krimit.

Sipas Zhupës, në rast të kundërt të ndryshimit të opinionit ai duhet të kishte kërkuar falje nënës së 10- vjeçarit dhe mijëra emigrantëve.

STATUSI NGA INA ZHUPA

Blendi Gonxhja e ka hequr nga facebook deklaratën poshtëruese, përçmuese, provokative dhe pa ndjenja ku akuzon emigrantët shqiptarë për krizën në kufi.

Heqja e postimit është vetëm një fshehje e krimit. Nëse do të kishte ndryshuar opinion, do të kishte kërkuar falje.

Do t’i kishte kërkuar falje asaj nënës së gjorë, që e akuzoi për vdekjen e të birit të vogël, i shtypur nga një ambulancë. Nëse do të kishte ndryshuar mendim, Blendi Gonxhja do t’u kishte kërkuar ndjesë mijëra emigrantëve që sakrifikojnë çdo gjë për të ardhur pranë të afërmve, emigrantëve që  kontribuojnë me djersën e tyre për të mbajtur prindërit në Shqipëri.

Blendi Gonxhja është ky i postimit gjithë arrogancë, urrejtje dhe përçmim ndaj emigrantëve. Heqja e këtij postimi nga rrjetet sociale nuk mjafton.

Ky zyrtar i padenjë duhet të shkarkohet menjëherë!

Është një akt për të treguar se Edi Rama nuk ndan të njëjtin qendrim me Blendi Gonxhen.

https://www.facebook.com/inazhupaPD/posts/4225611780843529

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zjarr në Voskopojë, zjarrfikësit dhe shërbimi pyjor në operacion për shuarjen e flakëve

18:37 / July 22, 2026

Spanjë–Argjentinë, gjithçka që duhet të dini para finales së Kupës së Botës 2026

14:29 / July 18, 2026

Ish-presidenti Nicolas Sarkozy nis dënimin me burgim

11:40 / October 21, 2025

Raporti për sigurinë nga DASH, deputeti Malaj: Nuk duhet të dizinformojmë siç bëhet me disa ngjarje

17:14 / October 1, 2025
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.