Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Zef Brozi: Berisha e Basha dhunojnë hapur ligjet, të mos tolerohen. Mbështeten nga organizata terroriste, duan destabilitet

13:50 / May 1, 20172 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
zefi
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ish-kryetari i Gjykatës së Kasacionit, sot Gjykata e Lartë Zef Brozi që nga SHBA vijon të jetë i shqetësuar për fatet e vendit.

Ai kërkon nga të gjitha organet ligjzbatuese dhe institucionet më të larta të shtetit që të mos e lejojnë Berishën, Bashën dhe disa deputetë te tjerë të dhunojnë institucionet.

Për Brozin, ky kontigjent mbështetet nga organizata terroriste që duan të destabilizojnë vendin.

“Ligji e shteti ligjor nuk lejojnë askënd, qofshin këta drejtues partish, deputetë, a qytetarë, që të cënojë a pengojë zgjedhjet e 7 Majit dhe 18 Qershorit.

Prokuroria, Policia, Gjyqësori, Presidenti, Qeveria dhe gjithë Institucionet e tjera të shtetit do t’i bëjnë dëm të madh Shqipërisë nëse do të vazhdojnë të tolerojnë Berishën, Bashën dhe disa deputetë opozitarë që po dhunojnë haptazi ligjet dhe rregullat e demokracisë.

Organizata terroriste, disa shtete anti-perëndimore dhe disa shërbetorë të tyre në Shqipëri, dhe ata që kanë frikë personale nga Vetingu, po bëjnë gjithçka munden të destabilizojnë Shqipërinë në këtë moment aq jetik e shpresëdhënëse për realizimin e ëndrrës europiane të vendit tonë të dashur.

U bëj apel të gjithë demokratëve të ndershëm dhe qytetarëve të jenë vigjilentë, të zbatojnë ligjet dhe respektojnë rregullat e demokracisë dhe të mos bëhen viktima të disa drejtuesve e politikanëve të inkriminuar që kanë marrë peng Partinë Demokratike”, apelon Brozi. /GazetaTema

Lulzim Basha PD Zef Brozi
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Serbia përballet me përhapjen e etheve afrikane të derrave, zgjerohet harta e vatrave të infeksionit

20:36 / July 19, 2026

Tragjedi në Guajanë, fundoset trageti me mbi 130 persona në bord; dhjetëra rezultojnë ende të zhdukur

20:28 / July 19, 2026

Humbin orientimin në malin e Çikës dy turistë gjermanë, njëri prej tyre dëmtohet pas rrëzimit

21:48 / July 18, 2026

Një ditë po, një ditë jo në kazino bashkë me të shoqin, “Zhdukja” e 69 milionë lekëve në Postën e Durrësit, përplasje në gjykatë mes prokurorisë dhe mbrojtjes së ish-drejtoreshës Mataj

21:30 / July 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.