Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Zelensky: Jam i gatshëm të jap dorëheqjen nëse Ukraina anëtarësohet në NATO

17:01 / February 23, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
zelensky 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka deklaruar se do të ishte i gatshëm të jepte dorëheqjen nga posti i tij nëse vendi i tij do të anëtarësohej në NATO. Këtë e bëri të ditur gjatë një konference për shtyp në Kiev, ku theksoi se dëshiron të shohë presidentin e SHBA-së, Donald Trump, si një partner të Ukrainës dhe jo thjesht si një ndërmjetës mes Kievit dhe Moskës.

“Dua vërtet që ai të jetë më shumë sesa një ndërmjetës i thjeshtë, nuk është e mjaftueshme,” u shpreh Zelensky.

Presidenti ukrainas u shpreh gjithashtu “mirënjohës” për mbështetjen e administratave të Biden dhe Trump, por shtoi se pret “mirëkuptim” nga presidenti aktual amerikan, si dhe garanci sigurie për Ukrainën.

Ai konfirmoi se e ka ftuar Trumpin të vizitojë Ukrainën, por deri më tani kjo nuk ka ndodhur.

“Ndoshta ai do të vijë, ose ndoshta unë do të shkoj në Washington, dhe kjo do të ishte shumë e dobishme,” shtoi Zelensky.

Sa i përket mbështetjes ushtarake, presidenti ukrainas tha se ende nuk janë dorëzuar paketat e armëve nga Shtetet e Bashkuara, të cilat arrijnë një vlerë prej rreth 15 miliardë dollarësh.

Në lidhje me ndihmën ekonomike amerikane, Zelensky refuzoi pretendimet se Ukraina i detyrohet SHBA-së 500 miliardë dollarë për ndihmën e marrë gjatë luftës, një shifër që shpesh është përmendur nga Donald Trump. Ai argumentoi se grantet nuk duhet të trajtohen si kredi dhe se ndihma e dhënë nuk duhet të ketë kthim financiar.

doreheqje nato zelensky
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Irani godet anijen luftarake të SHBA-së, koordinonte sulmet ndaj anijeve tregtare të Teheranit

22:56 / June 3, 2026

Maqedonasit kanë fobi nga gjuha shqipe, ekspertët: Po vazhdojnë të na diskriminojnë

22:04 / June 3, 2026

Tmerr në Ekuador, 8 trupa të pajetë gjenden brenda qeseve, dyshohet se i përkisnin së njëjtës familje

20:20 / June 3, 2026

Konfirmohet pjesëmarrja e Donald Trump në Samitin e NATO-s në Turqi, Rubio: Mund të jetë më i rëndësishmi në historinë e aleancës

19:56 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.