Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Zelensky në OKB: Okupatori rus duhet të kthehet në tokën e vet

22:57 / September 19, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
zelensky 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, u bëri thirrje udhëheqësve botërorë, të mbledhur në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara të martën, që të qëndrojnë të bashkuar kundër agresorit rus. Ai tha se Moska duhet të zmbrapset në mënyrë që bota të përqendrohet tek zgjidhja e sfidave të ngutshme globale.

Mes duartrokitjeve të shumta, Zelensky u ngjit në foltoren e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në Nju Jork. Ai kishte veshur një bluzë ngjyrë ushtarake në daljen e tij të parë në Asamblenë e Përgjithshme që kur Rusia pushtoi vendin e tij në vitin 2022.

“Ukraina po bën gjithçka për të siguruar që pas agresionit rus, askush në botë nuk do të guxojë të sulmojë asnjë vend”, tha ai. “Lufta duhet të frenohet, krimet e luftës duhet të ndëshkohen, njerëzit e dëbuar duhet të kthehen në shtëpi dhe pushtuesi duhet të kthehet në tokën e vet”.

“Ne duhet të jemi të bashkuar për t’ia dalë mbanë dhe do ta bëjmë këtë”.

Ai e akuzoi Rusinë për manipulimin e tregjeve globale të ushqimit me qëllimin për të detyruar njohjen ndërkombëtare të tokave të aneksuara nga Ukraina. Ai tha se Moska po kryente gjenocid duke rrëmbyer fëmijë ukrainas.

Duke folur për pjesën jugore të globit, ndërsa kërkon mbështetjen në përballjen me Rusinë, Zelensky theksoi efektet e ngrohjes globale dhe fatkeqësitë natyrore, duke përmendur tërmetin e fundit në Marok dhe përmbytjet në Libi.

“Ne duhet ta ndalojmë atë. Duhet të veprojmë të bashkuar për të mposhtur agresorin dhe të përqendrojmë të gjitha aftësitë dhe energjinë tonë në trajtimin e këtyre sfidave”, tha ai përpara Asamblesë së Përgjithshme.

Më herët të martën, zyrtarët ukrainas thanë se nëntë persona u vranë nga sulmet ruse, përfshirë një sulm me dron që dogji disa magazina industriale.

okb Rusia zelensky
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Paralajmërimi i Trump: SHBA do të godasë shumë shpejt zonën pranë Malit të Kazmës në Iran

21:44 / July 21, 2026

Presidenti iranian: Jemi në një luftë në shkallë të plotë, ekonomia është kthyer në fushëbetejë

12:27 / July 21, 2026

Nata e dhjetë e sulmeve të SHBA-së ndaj Iranit/ Forcat amerikane godasin instalimet raketore dhe të dronëve, kundërpërgjigjet Teherani

08:29 / July 21, 2026

SHBA i vendos tarifë doganore 50% Kanadasë, vlera e produkteve të prekura arrin gati 20 miliardë dollarë! Hyjnë në fuqi pas 30 ditësh

08:24 / July 21, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.