Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Zelensky: Në qytetet e tjera mund të ketë më shumë civilë të vrarë se në Bucha

10:23 / April 5, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Si ç’shkruan “CNN”, Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy ka thënë në një deklaratë se numri i viktimave civile mund të jetë shumë më i lartë në Borodyanka dhe qytete të tjera sesa në Bucha.

“Kemi informacione se numri i viktimave  mund të jetë edhe më i lartë në Borodyanka dhe në disa qytete të tjera. Në shumë fshatra të rajoneve të Kievit, Chernihiv dhe Sumy, pushtuesit kanë bërë masakra që vendasit nuk i kishin parë as gjatë pushtimit nazist 80 vite më parë.

Pushtuesit do të mbajnë përgjegjësi për këtë”, raportohet të ketë thënë Zelenskyy.

Në Bucha, Zelensky deklaroi se kishte më shumë se 300 njerëz të vrarë, megjithatë numri i përgjithshëm i viktimave ka propabilitet të lartë që të rritet. Ndërkohë, presidenti ukrainas theksoi rëndësinë e gazetarëve që dokumentojnë pasojat në qytetet e çliruara të Ukrainës.

“Ne ofrojmë akses maksimal për gazetarët në Bucha dhe qytete të tjera të çliruara të Ukrainës. Për qindra gazetarë nga e gjithë bota. Dhe ne jemi të interesuar të kemi sa më shumë gazetarë atje, që e gjithë bota të shohë se çfarë ka bvrë Rusia,” tha Zelenskyy.

Gjithashtu, ai paralajmëroi se Rusia do të përpiqet të mbulojë gjurmët e krimeve të kryera në Bucha dhe qytete të tjera.

“Ata po përpiqen të shtrembërojnë faktet, por nuk do të kenë sukses. Ata nuk do të jenë në gjendje të mashtrojnë të gjithë botën”, deklaroin presidenti i Ukrainës.

Më tej, Zelensky përsëriti edhe thirrjet për më shumë armë.

“E theksoj edhe një herë, Ukraina duhet të marrë të gjitha armët e nevojshme për të larguar pushtuesit nga toka jonë sa më shpejt të jetë e mundur, për të çliruar qytetet tona. Dhe nëse do të kishim marrë tashmë atë që na nevojitej, të gjithë këta avionë, tanke, artileri, armë antiraketë dhe kundër anijeve, ne mund të kishim shpëtuar mijëra njerëz“, u shpreh ai.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Mbledhja e grupit të PS/ Peleshi prezanton bilancin e dy sesioneve të para: 131 ligje të miratuara, integrimi në BE në qendër të punës

12:01 / July 24, 2026

Franca kërkon ndihmë nga BE-ja për t’u përballur me zjarret

11:20 / July 24, 2026

Padia e Veliajt ndaj prokurorit Ols Dado, Gjykata Administrative nuk e merr në shqyrtim

11:17 / July 24, 2026

Përkeqësohet moti, Policia apelon për kujdes

08:22 / July 24, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.