Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Zelensky refuzon largimin, ndërkombtarët planifikojnë për një qeveri në mërgim të tij

19:38 / March 6, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1342277
KIEV, UKRAINE – MAY 20, 2021: Ukraine's President Volodymyr Zelensky gives a news conference on his two years in office, at the Antonov aircraft factory. Irina Yakovleva/TASS Óêðàèíà. Êèåâ. Ïðåçèäåíò Óêðàèíû Âëàäèìèð Çåëåíñêèé íà ïðåññ-êîíôåðåíöèè, ïîñâÿùåííîé äâóõëåòèþ ïðåáûâàíèÿ íà äîëæíîñòè ãëàâû ãîñóäàðñòâà. Èðèíà ßêîâëåâà/ÒÀÑÑ
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Disa zyrtarë perëndimorë thanë për “CNN” se amerikanët dhe zyrtarët evropianë kanë diskutuar mes tyre për një alternativë të mundshme se si Perëndimi do t’i vinte në krah një qeverie në mërgim. Kjo gjithmonë nëse presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky do ta ketë të panegociueshme nevojën për t’u larguar nga Ukraina nëse i rrezikohet jeta.

Në këto diskutime janë hedhur disa teza, nga një lëvizje e mundshme drejt Lviv, tek mundësia që Zelensky dhe ndihmësit e tij të detyrohen të largohen nga Ukraina dhe të krijojnë një qeveri të re në Poloni, deklaruan zyrtarët. Por burimet në fjalë thonë për “CNN” se nuk është marrë ende asnjë vendim.

Zyrtarët perëndimorë gjithashtu kanë qenë të kujdesshëm për të diskutuar drejtpërdrejt me Zelenskyn për të pasur një opsion për qeveri në mërgim, sepse ai dëshiron të qëndrojë në Kiev, dhe deri më tani ka refuzuar bisedat që fokusohen te çështje të tjera, përveç nxitjes së Ukrainës në luftën e saj kundër Rusisë, shpjeguan dy diplomatë perëndimorë. Ata shtuan se ka pasur diskutime rreth dërgimit të një ose më shumë anëtarëve të qeverisë së Zelensky në një vend tjetër jashtë luftës, ku mund të krijohet një qeveri në rast se Kievi bie dhe Zelensky nuk dëshiron ose nuk është në gjendje të largohet.

“Ukrainasit kanë plane për të cilat unë nuk do të flas ose nuk do të hyj në ndonjë detaj për t’u siguruar që ka vazhdimësi të qeverisë në një mënyrë ose në një tjetër, dhe unë do ta lë me kaq,” tha Sekretari i Shteti, Antony Blinken.

Zyrtarët amerikanë dhe evropianë besuan në ditët e para të luftës se transferimi i Zelensky në Lviv mund të ishte i realizueshëm, sepse nuk ishte e qartë nëse Rusia do të synonte Ukrainën perëndimore. Por tani, duke pasur parasysh përshkallëzimin dramatik të luftes, ata nuk janë aq të sigurt se Rusia do të kursejë ndonjë centimetër të territorit ukrainas.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Mbrëmje historike për boksin shqiptar/ Sonte Kristian Prenga sfidon Anthony Joshua

21:49 / July 25, 2026

Dokumenti “BESA”/ Rama vendos Zvërnecin në provën e parë të modelit të ri të qeverisjes: 90 ditë dëgjesa, transparencë dhe vendim për projektin

21:17 / July 25, 2026

Projektligji i ri: Euro do të bëhet monedha zyrtare e Shqipërisë/ Rregulla të reja për politikën monetare 

20:56 / July 25, 2026

Vuçiç: Kosova është pjesë e Serbisë, sulmon sërish marrëveshjen ushtarake Shqipëri-Kosovë-Kroaci

20:41 / July 25, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.