“BBC” njofton se presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky deklaroi gjatë një konference për shtyp se nuk mund të ketë kurrësesi nisje negociatash për paqe me Rusinë pa u vendosur fillimisht armëpushimi midis forcave të Kievit dhe Moskës.
“Diplomatët tanë janë duke diskutuar rreth disave pikave të një marrëveshje të mundshme mes nesh dhe Federatës Ruse. Unë dua që kjo të materializohet dhe proçesi për arritjen e paqes të fillojë pas vendosjes së armëpushimit”, theksoi Zelenskyy.
Megjithatë, presidenti i Ukrainës u tregua i hapur dhe tejet i gatshëm për diskutime me presidentin rus Vladimir Putin, duke cituar mundësinë e negociatave që do të zhvillohen në Jerusalem me kryeministrin izraelit, Naftali Bennett.
Ndërkohë, teksa i referohej komenteve të Putinit se është bërë njëfarë progresi pozitiv nga negociatorët rus dhe ukrainas, Zelensky u shpreh se ndjehet i lumtur që ka marrë sinjale pozitive nga Federata Ruse.
“Gjatë 12 viteve të fundit, nuk kam dëgjuar kurrë për mundësinë e një dialogu,” tha ai.
