Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky është takuar me Presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç, në Athinë. Ata kanë diskutuar për zhvillimin e marrëdhënieve mes Serbisë dhe Ukrainës. Zelensky e ka quajtur këtë takim si të sinqertë me Vuçiç, duke thënë se ata kanë interesa të përbashkëta. “Takim i hapur dhe i sinqertë me Presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç, folëm për respektimin e Kartës së OKB-së për paprekshmërinë e kufijve, për të ardhmen e përbashkët të vendeve tona në shtëpinë e përbashkët evropiane dhe mbi zhvillimin e marrëdhënieve tona, e cila është në interes të përbashkët”, shkroi Zelensky në Twitter.
Të fundit
Postime te ngjashme
Add A Comment