Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy ndodhet në SHBA. Ai do do të takohet me homologun e SHBA-ve, Donald Trump dhe do të nënshkruajë një marrëveshje kritike për mineralet.
Kievi po punon për të rifituar mbështetjen e SHBA për të luftuar pushtimin rus. Zelensky i cili përfitoi miliarda dollarë armë dhe mbështetje morale amerikane nga administrata Biden, po përballet me një qëndrim krejtësisht të ndryshëm nga Trump.
Trump ka miratuar gjithashtu një qëndrim shumë më pak të përkushtuar ndaj sigurisë evropiane, për të cilën SHBA ka qenë një partner i domosdoshëm që nga Lufta e Dytë Botërore.
Marrëveshja për mineralet e negociuar ditët e fundit do të hapte pasurinë e madhe minerale të Ukrainës për Shtetet e Bashkuara, por nuk përfshin garanci amerikane të sigurisë, që është një zhgënjim për Ukrainën. Rusia ka emëruar Ambasadorin e saj të ri në Shtetet e Bashkuara. Po ashtu do të fillojnë fluturimet direktet mes Moskës dhe Washingtonit.