Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Zelenskyy: Rusia ka nisur sulmin më të madh me dronë që prej fillimit të luftës

14:30 / February 23, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
IMG 2778
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

UKRAINË- Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka thënë të dielën se Rusia ka nisur më shumë se 200 dronë përgjatë natës në Ukrainë duke shënuar sulmin më të madh prej nisjes së lufës teksa e ka dënuar atë që e ka quajtur “terror ajror” rus, dhe ka bërë thirrje për unitet mes aleatëve të Ukrainës.

“Çdo ditë njerëzit tanë qëndrojnë kundër këtij terrori ajror. Në prag të trevjetorit të nisjes së luftës së plotë, Rusia ka lëshuar 267 dronë sulmues kundër Ukrainës sulmi më i madh prej kur dronët iranianë kanë nisur të godasin qytete dhe fshatra ukrainase”, ka shkruar ai në X dikur Twitter.

Forca ajrore ukrainase ka thënë përmes një deklarate se 138 dronë janë rrëzuar dhe 119 janë zhdukur prej radarëve, duke shtuar se Rusia ka nisur edhe tri raketa balistike. Për dëme është raportuar në pesë rajone të Ukrainës. Në muajt e fundit, Moska ka kryer gati çdo natë sulme me dronë në Ukrainë, me qëllim të prishjes së kapaciteteve të Ukrainës për mbrojtje ajrore.

Zelensky ka thënë se në total, rreth 1.150 dronë, mbi 1.400 bomba dhe rreth 35 raketa të llojeve të ndryshme janë nisur nga Rusia drejt Ukrainës në javën e kaluar. Presidenti ukrainas i ka falënderuar ata që janë në krye të mbrojtjes ajrore, dhe u ka bërë thirje aleatëve të huaj që të jenë të bashkuar për të arritur “paqe të qëndrueshme”.

“Kjo mund të arrihet përmes unitetit të të gjithë partnerëve neve na duhet forca e gjithë Evropës, forca e Amerikës, forca e secilit që synon paqe të qëndrueshme”, tha ai. 

Kievi dhe aleatët evropianë janë tronditur nga sulmet e reja verbale të presidentit amerikan, Donald Trump ndaj Zelenskyt, në ditët e fundit, ashtu sikurse nga takimi mes zyrtarëve të lartë amerikanë dhe rusë në Riad, në të cilin Ukraina nuk ka qenë e ftuar.

ukraine zelensky
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Trump: Do të ishte nder të takoja udhëheqësin suprem të Iranit

12:25 / June 5, 2026

Droni godet Khersonin dhe lë një viktimë, Zelensky propozon takim të drejtpërdrejtë me Putinin

08:38 / June 5, 2026

BE do të ofrojë 100 milionë euro për ushtrinë e Libanit

07:53 / June 5, 2026

Rubio përkujton masakrën e Sheshit Tiananmen: Tërbohet Pekini

20:22 / June 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.