Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajme

Zëri i Amerikës: Berisha dhe Noka nesër duhet të shkojnë në prokurori

21:21 / January 12, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
berisha
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Prokuroria e Tiranës mësohet se në kuadër të hetimeve të nisura mbi ngjarjet e dhunshme në selinë e Partisë Demokratike më 8 Janar, i ka dërguar thirrje për t’u paraqitur dhe marrë në pyetje ish kryeministrit Sali Berisha si dhe deputetit Flamur Noka.

Të dy duhet të jenë nesër para prokurorit të çështjes. Ndërkohë që një ditë më pas, do të jetë radha e kryetarit demokrat Lulzim Basha dhe Sekretarit të përgjithshëm Gazmend Bardhi, të cilëve po ashtu u është dërguar thirrje nga prokuroria. Zoti Bardhi dhe deputeti Noka u përfshinë që ditën e parë janë në listën e personave ndaj të cilëve nisi procedim penal.

Për ngjarjet e 8 janarit, u ndaluan 34 persona. Sot gjykata e Tiranës, vlerësoi masat e sigurisë ndaj tyre. Prokuroria kishte kërkuar fillimisht që 5 prej tyre të ishin në arrest shtëpia ndërsa të tjerët detyrim për paraqitje. Gjykata nga ana e saj vendosi që një pjesë të tyre të lihen plotësisht të lirë, ndërsa la masën “detyrim për paraqitje” për shumicën dërrmuese.

Të paktën 23 persona nga të ndaluarit ishin pjesmarrës në protestën e thirrur nga ish kryeministri Sali Berisha, e cila përfundoi me një sulm të dhunshëm ndaj selisë së kësaj partie, ku dyer e dritare u thyen e shkatërruan e po ashtu dhe mjediset e brendshme.

Ndërsa 11 persona të tjerë, ishin përkrahës të zotit Basha që ishin në seli ditën e 8 janarit. Ndaj tyre pati dyshime për shkeljen e rregullave për lëndët plasëse dhe shpërthyese, gjatë përpjekjeve për të sprapsur protestuesist që kërkonin të hynin në godinë.

Protesta e së shtunës kishte si objektiv marrjen e kontrollit të selisë së Partisë demokratike nga ana e zotit Berisha dhe mbështetësve të tij. Dhuna e shpërthyer u frenua vetëm nga ndërhyrja e forcave të policisë.

Ngjarjet e 8 janarit bënë që një ditë më parë kryesia e PD-së të vendoste përjashtimin e zotit Berisha nga anëtarësia e kësaj force politike. 9 deputetë të tjerë po ashtu u përjashtuan apo pezulluan, një masë që u shtri dhe ndaj 19 mbështetësve të ish kryeministrit, anëtarë të Komisionit të Rithemelimit./ VOA

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Nga inovacioni te turizmi i qëndrueshëm, Rama sot në Bruksel, do marrë pjesë në Samitin për Turizëm

09:52 / September 29, 2026

“Erdhi një listë nga Kosova me…”/ Gazetari: Vlora Hyseni krijoi rreth të ngushtë, shmangu komunikimin…

22:40 / September 28, 2026

Ambasadorja e BE: E ardhmja evropiane e Shqipërisë po bëhet gjithnjë edhe më e prekshme

11:29 / September 28, 2026

“Të mërzitesh prej Shqipërisë nuk ndodh”/ Raportuesi i PE-së për Shqipërinë vlerëson vendin, Rama ndërhyn me humor: “Mos e zgjat, kam një takim me gjermanët”

11:26 / September 28, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.