Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

“Zero tendera sekret”/ Xhaçka: Deri më sot, pako ushqimore për 322 225 familje në nevojë

13:52 / April 23, 20203 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
olta
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

322 225 familje u është ardhur në ndihmë në banesë me pako ushqimore.

Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, deklaroi sot në Kuvend se Forcat e Armatosura që prej nisjes së misionit humanitar u kanë ardhur në ndihmë 322 225 familjeve.

“I shpreh mirënjohjen më të thellë efektivëve të FA, por edhe të punonjësve të Bashkive, shërbimit social, shërbimit postar mjekëve të familjes dhe qindra e qindra vullnetarëve që u janë bashkuar”,- vijoi ministrja e Mbrojtjes.

“Forcat e Armatosura kanë luajtur një rol jetik në përballimin e kësaj sfide. Në fakt siç patëm rastin të diskutojmë dhe me kolegët e NATO-s në Ministerialin e fundit kjo është një krizë në të cilën FA të të gjitha vendeve anëtare kanë luajtur një rol të çmuar duke garantuar sigurinë e qytetarëve duke u vënë në mbështetje të strukturave shtetërore që kanë patur nevojë për ekspertizën apo mjetet që disponon ushtria. E mbi të gjitha duke ju dhënë besim qytetarëve. FA na kanë dhënë shpesh arsye për tu krenuar për profesionalizmin dhe guximin e djemve dhe vajzave tona me uniform”,- tha Xhaçka.

“Por kurrë si sot, pasi kurrë si sot kur rreziku për të humbur jetën ka qenë kaq i madhe dhe nevoja për mbështetjen e tyre kaq jetike. Që nga bashkëpunimi me Policinë e Shtetit në dhjetra pika të përbashkëta në të gjithë vendin, te policimi në komunitet dhe ruajtja e objekteve të transferuara në spitale COVID apo karantinë, apo në krijimin e korridorëve sanitarë. FA janë sot të shpërndara në të gjithë vendin në mbështetje të Policisë së Shtetit dhe në shërbim të qytetarëve në 24 orë në ditë 7 ditë në javë. Përveç këtyre detyrave që angazhojnë mbi 700 efektivë, qindra të tjetër janë vënë në shërbim të programit të asistencës në banesë të familjeve dhe individëve në nevojë. Ky program asistence në bashkëpunim të ngushtë të rezervave të shtetit, me prefekturat, me sigurisht shoqërore dhe me postën shqiptare”,- tha Xhaçka.

“Deri më tani u është ardhur në ndihmë 171 195 familjeve në nevojë me pako ushqimore në të gjithë vendin, 68 262 pensionistëve, që u janë siguruar medikamente mjekësore të rimbursueshme dhe 82 793 familjeve kryesisht pensionistëve me shërbime në familje sipas nevojave. Nga fillimi i procesit dhe deri në këto moment që ne flasim numri total të familjeve të shërbyera në banesë është 322 225. Ndërkohë që janë 470 000 pensionistë që marrin pensionin në shtëpi përmes shërbimit të ofruar nga posta shqiptare, që po bënë punë kolosale që nga nisja e epidemisë. Sigurisht që ky operacion vijon. Forcat e Armatosura janë aty dhe do jenë aty deri në ditën e fundit kur do ta fitojmë këtë luftë”,- tha Xhaçka.

Ministrja Xhaçka nënvizoi se pretendimi i opozitës për tendera sekrete është i pabazuar, pasi nuk ka pasur tendera sekret, por vetëm komform ligjit.

“Pretendimi për tendera sekret nuk qëndron. Nuk është zhvilluar asnjë prokurim sekret për përballimin e COVID-19 dhe pretendimi është i pavërtetë. Janë 0 prokurime sekrete për këtë çështje. Të gjitha procedurat janë konform ligjit dhe vendimit të Këshillit të ministrave që diktohen nga interesa themelore të shtetit. Kjo është e vërteta”,-përfundoi Xhaçka.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zjarr në Voskopojë, zjarrfikësit dhe shërbimi pyjor në operacion për shuarjen e flakëve

18:37 / July 22, 2026

Spanjë–Argjentinë, gjithçka që duhet të dini para finales së Kupës së Botës 2026

14:29 / July 18, 2026

Ish-presidenti Nicolas Sarkozy nis dënimin me burgim

11:40 / October 21, 2025

Raporti për sigurinë nga DASH, deputeti Malaj: Nuk duhet të dizinformojmë siç bëhet me disa ngjarje

17:14 / October 1, 2025
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.