Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Zëvendëskryeministri i Kosovës: Serbia refuzoi takimin e radhës në Bruksel

16:31 / September 13, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
IMG 4936
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

KOSOVA- Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, njëherësh kryenegociatori i vendit në dialogun me Serbinë në Bruksel, ka thënë se ka pranuar pjesëmarrjen në një takim trepalësh, të caktuar për 17 shtator, dhe që Serbia e ka refuzuar atë.

Përmes një postimi në X – platformë e njohur më parë si Twitter – Bislimi ka thënë se Kosova e ka pranuar takimin sipas një agjende të përcaktuar nga ndërmjetësuesi, ndërsa Serbia ka tentuar të përcaktojë agjendën “kryesisht për konsum të brendshëm politik”.

Bislimi e ka ftuar të dërguarin evropian për dialogun mes dy palëve, Miroslav Lajçak që të hedhë poshtë ato që i ka konsideruar dezinformata të mediave lokale serbe, nëpër të cilat, ai ka thënë se është raportuar kinse Kosova e ka refuzuar takimin. Lajçak ka zhvilluar takime në ditët e fundit në Prishtinë dhe Beograd, me qëllim të përgatitjes për rundin e ardhshëm të dialogut në nivel të kryenegociatorëve.

Palët dialogojnë prej vitit 2011 në Bruksel, nën ndërmjetësim të BE-së, kanë arritur disa marrëveshje, por jo të gjitha janë zbatuar. Dialog i nivel të lartë, mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, nuk është mbajtur që një vit. Lajçak ka thënë së fundmi në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, se konsideron që shoqëritë në Kosovë dhe Serbi, nuk janë gati për normalizim./ REL

bislimi Kosove
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rritja e kostove të karburantit rëndojnë buxhetin e Pentagonit

12:39 / June 4, 2026

Sulme të rënda në Gaza me 8 viktima dhe shumë të plagosur, Netanyahu rrit kontrollin ushtarak në enklavë

09:13 / June 4, 2026

Irani godet anijen luftarake të SHBA-së, koordinonte sulmet ndaj anijeve tregtare të Teheranit

22:56 / June 3, 2026

Maqedonasit kanë fobi nga gjuha shqipe, ekspertët: Po vazhdojnë të na diskriminojnë

22:04 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.