Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Zëvendësohen policët e arrestuar në Morinë, vijon puna normalisht

11:13 / April 11, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
morine 727x450 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Është kthyer sërish normaliteti në pikën e përbashkët kufitare të Morinës pas shkrirjes së strukturës së policisë kufitaresi pasojë e arrestimeve për korrupsion dhe shpërdorim detyre. Tashmë, kjo strukturë policore është zëvendësuar plotësisht dhe po vijon punën pa probleme. E njëjta gjë ka ndodhur edhe me policinë kufitare të Kosovës. Procesi i punës si dhe i hyrjes apo daljes se mjeteve e qytetarëve në dy anët e kufirit është sipas procedurave dhe nuk janë vërejtur probleme apo vonesa të pajustifikuara në kufi.

Kujtojmë se struktura e policisë kufitare në Morinë u shkri thuajse e gjitha, duke përfshirë edhe nivelet drejtuese të saj dhe tashmë ata ndodhen në procedim hetimor. Ditën e premte u shoqërua trupa policore e shërbimit si dhe ato të ndërresës për shkak të një hetimi dy vjeçar dhe shkeljet e vërejtura nga përgjimet e SHÇBA dhe SPAK, bashkë me IPK e Kosovës.

Ditën e djeshme, në Gjykatën e Posaçme është zhvilluar seanca gjyqësore për 34 urdhër arrestet e lëshuara nga SPAK për korrupsion dhe shpërdorim detyre. 32 prej tyre janë efektivë e punonjës të kufirit në Kukës dhe dy të tjerë qytetarë. Në përgjimet tregohen raste ku punonjësit u bëjnë presion qytetarëve për t’i dhënë para. Po ashtu, një vajzë nuk është regjistruar në sistemin TIMS dhe është lejuar të hyjë nga Kosova në Shqipëri kundrejt parave.

Për 16 prej tyre u caktua në mungesë arrest në burg, arrest në shtëpi për 12 të tjerë, për 4 efektivë pezullim nga detyra si dhe masa arrest shtëpie për dy qytetarë. Gjithashtu, në përgjimet e SPAK tregohen raste ku punonjësit u bëjnë presion qytetarëve për ti dhënë para. Pagesat e që merrnin ishin kryesisht nga 10 euro, por varionte edhe më shumë.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Asllani kalon në avantazh Shqipërinë nga 11 metërshi, 2-1 për kombëtaren

22:57 / October 6, 2026

ARRSH njofton punime në tunelin e Krrabës

21:42 / October 6, 2026

Shqipëri-San Marino/ Shpërthen festa kuqezi, Asllani shënon supergol nga distanca

21:23 / October 6, 2026

Ministri Demo/ Duke nisur nga 2027, shpresojmë të rishikojmë pagat e logjistikën

21:19 / October 6, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.