Hetimi për atentatin ndaj prokurorit paraguaian, Marcelo Pecci, më 10 maj në Barú (Cartagena) vazhdon. Zëvendëspresidentja kolumbiane, Marta Lucía Ramírez, paraqiti një dokument me emrat e 19 personave të kapur.
Ata janë dy italianë, një domenikane, një holandez, një shqiptar dhe 14 kolumbianë. Konkretisht sipas zv.Presidentes kolumbiane, shqiptari quhet Klinton Dega. Ndërkohë janë bërë publik edhe 12 emra të tjerë nga 19 të kapurit. Ata janë: Diego Mauricio Blanco Blanco (Piloti), Luis Carlos Macías, Alberto Rodríguez Usa, Alejandro Puig, Babel Serge, Claudia Yaned Zapata, Diego Vélez. , Edison José Ruiz Martínez, Joham Patiño, Juan Bernardo Agudelo, Naira Mejía, Roberto Amoruso.
Diego Mauricio Blanco Blanco është një pilot i cili është pjesë e një prej organizatave më të mëdha të trafikut të drogës në Brazil të quajtur ‘Clan Rocha’, drejtuesi i së cilës është Joao Suarez Rocha, i cili zëvendësoi shefin e mëparshëm, Luis Carlos Rocha, të kapur në 2017.
Kjo organizatë kriminale ishte një nga ato që po hetohej nga prokurori paraguajan Marcelo Pecci, i vrarë në Kartagjenë. Personi i përfshirë akuzohet se punonte për partnerët e “Minotauro”, i dyshuar për vrasjen e një prokurori paraguajan.
