Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Zgjatet mandati për përfaqësuesit e BE-së në Kosovë dhe Bosnje

22:26 / July 19, 20211 Min Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
BE
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Këshilli i Bashkimit Evropian zgjati mandatet e përfaqësuesve të posaçëm të BE-së në Kosovë dhe Bosnje e Hercegovinë për dy vjet, përkatësisht deri më 31 gusht, 2023.

Përfaqësuesi special në Kosovë, Tomas Szunyog, ka marrë detyrën më 1 shtator, 2020, me misionin për të kontribuar në promovimin e një Kosove të qëndrueshme, paqësore, demokratike dhe multi etnike, duke përfshirë forcimin e stabilitetit në rajon dhe kontributin në bashkëpunimin rajonal dhe marrëdhëniet e mira fqinjësore në Ballkanin Perëndimor, thuhet në ueb-faqen e Këshillit të BE-së.

Detyrë e tij është gjithashtu të mbështesë perspektivën evropiane të Kosovës dhe afrimin e saj me BE-në, në përputhje me perspektivën e rajonit, me Marrëveshjen e Stabilizim-Asocimit dhe me konkluzionet përkatëse të Këshillit.

Szunyog ka punuar edhe më parë në rajonin e Ballkanit Perëndimor, pasi ka shërbyer si ambasador i Çekisë në Bosnje e Hercegovinë dhe në Slloveni.

Përfaqësuesit Specialë të BE-së promovojnë politikat dhe interesat e BE-së në rajone dhe vende të veçanta dhe punojnë për çështje me interes të veçantë ose me interes për BE-në.

Aktualisht, nëntë përfaqësues specialë të BE-së mbështesin punën e përfaqësuesit të lartë të BE-së për Punë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell.

Kosove mandati zgjatet
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Irani godet anijen luftarake të SHBA-së, koordinonte sulmet ndaj anijeve tregtare të Teheranit

22:56 / June 3, 2026

Maqedonasit kanë fobi nga gjuha shqipe, ekspertët: Po vazhdojnë të na diskriminojnë

22:04 / June 3, 2026

Tmerr në Ekuador, 8 trupa të pajetë gjenden brenda qeseve, dyshohet se i përkisnin së njëjtës familje

20:20 / June 3, 2026

Konfirmohet pjesëmarrja e Donald Trump në Samitin e NATO-s në Turqi, Rubio: Mund të jetë më i rëndësishmi në historinë e aleancës

19:56 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.