Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi dhe përfaqësuesi i Bashkimit Evropian Josep Borrell, kanë rënë dakord për zgjatje teknike njëvjeçare të mandatit të misionit të Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX). Zgjatja teknike, sipas presidencës, thuhet se po bëhet pasi pandemia ka pamundësuar negociatat për të ardhmen e mandatit të EULEX-it.
“Në letërkëmbimin e tij, presidenti Thaçi ka shprehur gatishmërinë që në mënyrë që të sigurojmë vazhdimësinë e Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (“EULEX KOSOVA”) gjatë këtyre rrethanave të jashtëzakonshme, Kosova pajtohet për një zgjatje teknike të EULEX KOSOVA, më së voni deri më datën 14 qershor 2021”, thuhet në njoftimin e Presidencës.