Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Zgjatja e afateve të organeve të vetting-ut, Bushka: Ja cili është skenari më i mirë

12:10 / February 10, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
bushkaa 738x450 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Deputetja e Partisë Socialiste, Klotilda Bushka nga foltorja e Kuvendit foli për nismën për zgjatjen e afatit të organeve të vettingut. Teksa vlerësoi faktin se vettingu është një gur themeli i për vijimin e reformës në drejtësi, Bushka pohoi se nëse ndërpritet mandati i KPK-së dhe të Komisionerit Publik, do të mbeten stok 300 dosje, të cilët më pas do i kalojnë SPAK.

“Ne jemi duke dëshmuar jetësimin në reformën në drejtësi. Janë ngritur dhe ushtrojnë funksionet e tyre organet e vettingut, KLP, KLGJ, ILD, Prokurori i përgjithshëm, SPAK, BKH, Shkolla e Magjistraturës. Prej më shumë se një viti Gjykata e Lartë dhe Kushtetuesja janë në punë. Këto gjykata kanë punuar me ritme të kënaqshme. pavarësisht vështirësive që sollën dy fatkeqësinë, tërmeti dhe pandemia, në Kuvend është miratuar buxhet për këto institucione. Nëse bëjmë një analizë, vendimmarrjet tona kishin si qëllim funksionalitetin sa më shpejt, por puna tani s’na kushtëzon më me faktorin kohë. Në lidhje me reformën në drejtësi s’do kishin rëndësi pa atë që e njohim si vettingu në drejtësi, Vettingu është shtylla e reformës, për të krijuar një trupë gjyqtarësh e prokurorësh, për të garantuar drejtësi.

Vettingu parashikohet në dispozita kushtetuese dhe ligjore, dhe është element thelbësor për të garantuar nivel të dukshëm për të krijuar besim nga qytetarët. Procesi i vettingun u parashikua në kushtetutë si sistem i kualifikuar i pavarur. Ky mandat përfundon në qershor të 2022-shit. Dispozitat kushtetuese parashikojnë zgjidhje për rastet kur organet e vettingut s’do të mbyllin dot çështje. Dhe ato çështje do i kalonin KLP dhe KLGJ. Për ankimet kundër Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, do shqyrtoheshin nga Kushtetuesja. Dy organet, si KPK dhe Komisionerët Publikë kanë shqyrtuar rreth 60% të çështjeve.

Ndaj rezulton se do të mbeten të pashqyrtuara mbi 300 çështje. Rezulton se sfidat e krijimit të institucioneve nga e para kanë ndikuar në vijimin e punës. Sot jemi pra situatës ku duhet të vendosim që të shtyjmë mandatin e këtyre organeve, apo të vijojmë me skenarin ku mbi 300 çështje të pashqyrtuara do i kalojnë SPAK-ut. Kjo është përgjegjësia që të tregojmë dhe marrim përsipër. Duhet të tregojmë se cili skenar do të duhet të zgjedhim. Për të bërë një vlerësim të saktë dhe të drejtë na vijnë në ndihmë opinioni i Venecias, apo i KE-së, mendimet e konstitucionalistëve.”, tha Bushka.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Hapja e konsullatës serbe në Shkodër, Spahia: Shërbimi i radhës ndaj Vuçiçit nga Rama

13:09 / July 30, 2026

Berisha rimerr flamurin antiamerikan/ Bislimi: Berisha e Kurti përfaqësojnë frymën lindore, populli po ndahet prej tyre

21:08 / July 29, 2026

Rama publikon raportin e AMA për mbulimin mediatik të partive politike: Fakte kokëforta, Shqipëria s’ka lidhje me autokracitë apo kinse regjimet

20:42 / July 29, 2026

Rama intervistë për “Channel 4”: Projekti në Zvërnec do ta rigjenerojë zonën, protestat na shërbejnë për reflektim

13:45 / July 29, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.