Kandidati i Partisë Socialiste për Bashkinë Shkodër, Benet Beci beson se qytetarët shkodranë do të votojnë më 14 majin për “Rilindjen”.
“Dua shumë të besoj që shumë prej jush do ta përkrahin #shkodrapozitive dhe do të na japin mundësinë ta vëmë atë në jetë. Ju falenderoj për mbështetjen , sfida është e madhe, të gjithë së bashku mund t’ia dalim!” shkruan Beci.
Pjesë nga intervista:
Pyetje: Shprehja që ju përdorni shpesh, pra slogani juaj është Shkodra pozitive. Deri në këto momente mendoni që Shkodra ka qenë jo pozitive? S’po them negative.
Beci: Shkodra është shumë pozitive. Shumë. Por në qoftë se ka në brendësi dhe thelbin e Shkodrës, është që është shumë pozitive. Në ADN-në e vet. Këtë e kam shumë të ndjerë dhe e thonë të gjithë. Shkodra e vërtetë ka një energji që ka nevojë ndoshta tani dhe njëherë ta nxjerrë, që është energjia e vet pozitive. Që është gëzimi, është arti, është kultura, është sporti. Ju vetëm këtë të kuptoni pse Shkodra është pozitive.
Por duke e thënë këtë nuk është që nuk është. Kjo është për ta thënë dhe për ta cilësuar, që Shkodra pozitive është ajo që duhet ne të mbështetemi. Është historia jonë, është kultura jonë është energjia jonë, është fuqia jonë.
