Prokuroria e Tiranës dhe Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat kanë nënshkruar një memorandum bashkëpunimi, duke e parë si domosdoshmëri, pas problematikave të evidentuara në këtë periudhë kohore si dhe numrin në ulje të hetimeve proaktive dhe të referimeve të proçedimeve penale.
Ky memorandum ka si synim rritjen dhe forcimin e bashkëpunimit institucional ndërmjet institucioneve të ngarkuara me ligj për të realizuar detyrat përkatëse, si më poshtë:
a) Hetimet për implikime të subjekteve të SHÇBA-së në rastet e kultivimit, trafikimit të lëndeve narkotike,
b) Mbikqyrja dhe monitorimi i subjekteve policore në respektimin e ligjit në fuqi para, gjatë dhe pas fushatës zgjedhore, Qershor 2019.
c) Mbikqyrja dhe monitorimi i subjekteve të SHÇBA-së, për zbatimin e ligjit në fuqi, kryesisht të masave të ruajtjes se rendit dhe sigurise publike, në aktivitete të ndryshme social kulturore dhe tubimet.
d) Hetimeve për aktet korruptive, shpërdorimit të detyrës, favorizime të subjekteve të shërbimit për lejimin e ndërtimeve pa leje, kryerjen e lojrave të fatit, etj.
e) Hetimet në lidhje me aktet korruptive në realizimin e prokurimeve publike nga ana e subjekteve të SHÇBA-së.
f) Hetimet në lidhje me respektimin dhe garantimin e të drejtave dhe lirive personale të njeriut, gjatë ushtrimit të detyres nga subjektet e SHÇBA-së.
g) Si dhe çdo fushë tjetër, ku implikohen subjektet e SHÇBA-së në përmbushjen e rregullt të detyrës nga ana tyre.
h)
Memorandumi u nënshkrua nga Drejtuesja e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Tiranë, Elizabeta Imeraj dhe Drejtori i Përgjithshëm i SHÇBA-së, Muhamet Rrumbullaku, në praninë e zyrtarëve të SHÇBA-së dhe prokurorë tëProkurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Tiranë.
Në këtë Memorandum është rënë dakord ngritja e një Task-Force të përbashkët, me qëllim forcimin e veprimeve të përbashkëta hetimore për çështjet që lidhen me korrupsionin e zyrtarëve, lëndët narkotike, veprat penale në proçesin zgjedhor, veprimet arbitrare dhe tejkalimin e kompetencave të policise së shtetit gjatë ushtrimit të detyrës.