Ambasada Amerikane ka zbardhur një pjesë nga mesazhi shumë i rëndësishëm i Yuri Kim për partitë politike në Shqipëri .
“Partitë politike duhet t’a marrin seriozisht detyrimin e tyre për të siguruar transparencën e financimit të partive. Ne u bëjmë thirrje të gjitha partive politike të bëjnë transparente financimet e partive dhe fushatave të tyre, si dhe të bëjnë publike deklaratat e pasurive të të gjithë kandidatëve. Ashtu siç kemi punuar me sistemin e drejtësisë, për të kontrolluar integritetin e gjyqtarëve dhe prokurorëve, po u kërkojmë udhëheqësve politikë të kontrollojnë – kontrollojnë hollësishëm – kandidatët për poste publike. Populli shqiptar e meriton asgjë më pak”. Ambasadorja Yuri Kim në Konferencën “Kostot e Demokracisë 2 – Paraja dhe Politika, sfidë ende në vazhdim”.
