Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Zgjedhjet e 25 prillit, Enver Roshi: Nuk kam një vend të sigurtë në lista por…

12:10 / February 26, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
enver roshi ok
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Enver Roshi është deputet i Kuvendit të Shqipërisë nga listat e LSI-së, pas lënies së mandateve dy vite më parë nga ana e opozitës. Dy muaj na ndajnë nga zgjedhjet e reja parlamentare të 25 prillit dhe partitë politike tashmë kanë nisur lëvizjet e tyre si dhe hartimin e listave të kandidatëve.

Por cila do të jetë e ardhmja politike e Enver Roshit. Në këtë prononcim për tirananews.al doktori i njohur i shëndetit publik thotë se nuk ka ofertë konkrete duke shprehur dëshirën e tij për të qenë kandidat në qarkun e Elbasanit, duke qenë se origjina e tij është nga Gramshi.

“Bazuar në përvojën time profesionale si mjek dhe profesionist i shëndetit publik dua të jap kontributin tim politik me atë përvojë që kam. Nuk kam një vend të sigurtë në lista, po shoh kërkesat që po vijnë, po bazuar dhe që zona ime është një zonë e majtë, Gramshi dhe Elbasani, ku bëhet dhe gara e fortë dhe ku kam dhe ndikim më shumë. Dhe në Tiranë kam ndikim më shumë pasi kam një komunitet të gjerë nga Gramshi, unë kam punuar në Kukës, Pogradec, e njoh gjithë Shqipërinë”, thotë Roshi.
Sipas tij gara do të jetë shumë e fortë por megjithatë personalisht nuk ka ambicien e egër të karrierës politike.

“Mendoj se gara do të jetë shumë e fortë dhe jam në pritje duke i parë gjërat me qetësi sepse kam dhe një profesion që jam pedagog dhe nuk kam atë ambicien e egër që kanë disa që futen në politik e mos të jenë asgjë. Dua të vë profilin tim intelektual në shërbim të politikës dhe në shërbim të njerëzve. Kjo është ajo që më karakterizon”, thotë ai.

Dy vite më parë partitë e opozitës vendosin të lënë mandatet dhe një sërë emrash pasues në listë refuzuan të pranojnë mandatin. Enver Roshi ishte ndër ata që nuk refuzoi sepse i qëndron idesë së tij për të vendosur përvojën profesionale në kontributin e tij në politik.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Reforma Zgjedhore/ Opozita kërkon heqjen e pikës për hartën e re territoriale nga rendi i ditës

10:28 / November 9, 2026

Rama publikon pamje nga kantieri i Bypass-it të Tiranës: Një nyje strategjike që do të lehtësojë trafikun

10:11 / November 9, 2026

“Konflikti do të përfundojë së shpejti”, Trump: Ukraina do të dalë nga lufta me një formë tjetër territoriale

09:55 / November 9, 2026

Tiranë/ Grabiti 60 mijë euro në një bankë në Komunën e Parisit një javë më parë, arrestohet autori

09:49 / November 9, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.