Nga presidenca, këshilltari ligjor i presidentit Ilir Meta, Bledar Dervishaj tha se vendimi i Gjykatës Kushtetuese për zgjedhjet e 30 qershorit, ishte zhgënjyes dhe kundër interesave të popullit shqiptar.
‘Gjykata kushtetuese i zhgënjeu të gjithë me vendimin për 30 Qershorin për interesa kundër popullit shqiptar. Gjykata Kushtetuese hoqi dorë nga funksioni i saj sublim dhe e shpalli veten jo kompetente. Për fat të keq GJK me vendimmarrjen e saj faktikisht e la çështjen pa zgjidhje përfundimtare. Nuk mori guximin të shpjegonte apo tu kthejë përgjigje pyetjeve që u ngritën. Këto çështje Gjykata Kushtetuese i la për përgjigje. Është e qartë se me vendimmarrjen e saj Gjykata nuk pati vullnet që ta zgjidhte këtë çështje. Ka cenuar rëndë procesin ligjor. Nuk kishte paqartësi dhe rrjedhimisht as edhe një pyetje që t’i adresohej Komisionit të Venecias.’- tha Bledar Dervishaj.