Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Zgjedhjet e 6 marsit/ Lajmërimi me shkrim i zgjedhësve, Celibashi rikujtesë kryetarëve të njësive vendore

14:28 / January 27, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Celibashi okok 4 624x450 1 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi i rikujton kryetarëve të njësive të qeverisjes vendore ku do të zhvillohen zgjedhjet e pjesshme në 6 Mars, detyrimin që kanë për të lajmëruar me shkrim zgjedhësit e përfshirë në listën e zgjedhësve të shpallur tashmë nga zyrat e gjendjes civile për qendrat e votimit.

Lajmërimi me shkrim i zgjedhësve duhet të përmbajë informacion mbi qendrën e votimit, vendndodhjen dhe adresën e saj, si dhe numrin rendor të zgjedhësit në listën e zgjedhësve të qendrës së tij të votimit.
Zgjedhjet e pjesshme të datës 6 mars zhvillohen në një kohë të shkurtër, ndaj kryetarët e njësive të qeverisjes vendore duhet ta përmbushin këtë detyrim sa më parë, në mënyrë që zgjedhësit të kenë kohën e mjaftueshme për tu njohur me informacionin e nevojshëm zgjedhor.

Kryetarët e njësive të qeverisjes vendore me përmbushjen e këtij detyrimi që u buron nga Kodi Zgjedhor, duhet të raportojnë në KQZ të paktën një herë në javë. Mos njoftimi me shkrim i zgjedhësve dhe mos raportimi në KQZ, sanksionohet me masë administrative nga Kodi Zgjedhor.

Gjithashtu, KQZ apelon qytetarët e bashkisë Dibër, Shkodër, Durrës, Vorë, Rrogozhinë dhe Lushnjë, të kontrollojnë emrin e tyre në listën e zgjedhësve dhe vendndodhjen e qendrës së tyre të votimit pranë njësive të tyre administrative, si edhe në faqen zyrtare të KQZ-së, www.kqz.gov.al
dhe të Ministrisë së Brendshme www.mb.gov.al.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Neutralizohen flakët në Drenovë të Mallakastrës, dogjën 10 hektarë me ullinj dhe pyll

17:26 / August 1, 2026

Arrestimi i Ermal Beqirit në Francë, pritet ekstradimi në Shqipëri, SPAK del me njoftim zyrtar

16:37 / August 1, 2026

Dikur i burgosur prej besimit sot kardinal, Ernest Troshani rikthehet në Spaç për meshën e veçantë

15:54 / August 1, 2026

Qindra besimtarë në pelegrinazh në Teqenë e Baba Jashar Krenës në Bulqizë, nderohet figura e klerikut bektashi

14:36 / August 1, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.