Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Zgjedhjet lokale, Erion Veliaj: Kushdo që të jetë kundërshtari, ne do të vijojmë që të shërbejmë

10:06 / September 22, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
WhatsApp Image 2022 09 21 at 12.34.30 PM
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, deklaron se është gati që të përballet me kundërshtarët e tij politikë në zgjedhjet e ardhshme vendore. Në një intervistë në “Klan News”, Veliaj theksoi se strategjia që ai ka zgjedhur bashkë me kryeministrin dhe ministrat është puna e përditshme.

“Fushata e përditshme si e kryeministrit, si e imja dhe e gjithë anëtarëve të qeverisë vazhdon në çdo moment. Në çdo moment jemi duke punuar jo se ka fushatë, por kështu kemi filluar çdo ditë. Pra, ritmi i punës së Bashkisë së Tiranës ka qenë i përditshëm dhe kur ka pasur pandemi, kemi qenë për dezinfektim, për të çuar ushqime, për të çuar ilaçe, dhe kur ishte tërmeti pavarësisht se kishte lëkundje, stafi i emergjencave dhe zjarrfikësit, ata që u morën me vlerësimet e objekteve kanë qenë aty. Për ne se është ditë, se është natë, se është dimër, se është verë, se është fushatë, se është një vit normal, kemi punuar me të njëjtin ritëm. Unë besoj se strategjia që të shërbejmë me përulësi, me këmbë në tokë dhe t’i përgjigjemi nevojave të emergjencave të momentit pavarësisht rrethanave besoj se është strategjia më e mirë. Kushdo që të jetë kundërshtari, kurdo që të caktohet data nga presidenti, ne jemi gati që të vazhdojmë të shërbejmë”, theksoi ai.

I pyetur nëse do të rikonfirmohen edhe kryetarët e tjerë aktualë të bashkive që bëjnë pjesë në qarkun e Tiranës, Veliaj i cili mban dhe detyrën e drejtuesit politik, theksoi se ndihet krenar për kolegët e tij që kanë arritur rezultate të suksesshme krahasuar me paraardhësit e tyre. “Unë jam krenar për të katër kolegët dhe kur të kërkohet rekomandimi im në Kryesi, pra për të bërë atë formalizimin zyrtar, sigurisht që do të jap një mendim pozitiv për të katër kolegë që në kushte spartane, kanë arritur rezultate të suksesshme krahasuar me paraardhësit e tyre”, nënvizoi Veliaj.

Erion Veliaj
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Balla poston foton e Shehajt në aeroport: Po ikën për pushime në Itali pasi u vetëshpall lider i protestës kundër resortit në Zvërnec

09:31 / June 6, 2026

35-vjetori i PS në Vlorë/ Rama mbledh socialistët në Sheshin e Flamurit: Investimi 4 miliardë dollarë në Zvërnec do të jetë bekim për gjithë Shqipërinë

20:40 / June 5, 2026

Samiti BE-Ballkani Perëndimor, kryeministri Rama takon homologun holandez

13:24 / June 5, 2026

Protesta për Zvërnecin, Rama: Luftë hibride, pas saj qëndrojnë iranianët

12:40 / June 5, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.