Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Zgjedhjet lokale, Ilir Meta në Koplik: Shkodra do jetë në krye të rezultateve, do të fitojmë 5 me 0

12:01 / April 5, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Capture 21
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta gjatë një takimi këtë të mërkurë me kandidatin e koalicionit “Bashkë Fitojmë” në Koplik, Isa Ramaj, u shpreh i bindur për një fitore 5 me 0 në të gjitha bashkitë e Shkodrës ku votohet në zgjedhjet vendore të 14 majit. Për të qarku i Shkodrës është një ndër më të diskriminuarit nga qeveria që sipas tij nuk ka asnjë propozim për zhvillimin e rajonit.

“Nuk është rastësi kjo situatë sot, që njerëzit të largohen. Padre Pllumbi më thoshte; jemi popull blegtor. Do dalim 5-0 në qarkun e Shkodrës. Në qarkun ndoshta më të diskriminuar nga kjo qeveri. Po flasim për Shkodrën, dhe se si mund t’i hiqet drejtoria e Arsimit? Kjo gjë nuk është rastësi, është bërë enkas për t’i ulur peshën e rëndësinë. Por Shkodra si qark do jetë në krye të rezultateve. Ju e shihni panikun e tyre. Ata nuk kanë asnjë propozim. E vetmja gjë që iu ka ngelur është presioni i njerëzve”,-tha Meta.

Nga ana tjetër, Meta hodhi akuza ndaj qeverisë, duke deklaruar se po bënte vjedhje të mëdha në buxhetin e shtetit dhe se borxhet që merr nga institucionet ndërkombëtare, i përdor për të larë borxhet e mëparshme.

“Kjo qeveri vjedh po në mënyrë skizofrenike. Në Shkodër do ketë fitore të pastër 5 me 0. Jam i bindur për kontributin tuaj dhe të njerëzve tuaj kudo në Shqipëri. Na jepni fuqi t’ju japim llogari. Ne kemi treguar dhe do tregojmë se nuk hyjmë nga një derë në bashki në mëngjes dhe kur vjen populli të kërkojë sqarim, të dalim nga dera tjetër. Unë jam i sigurt se bashkitë do jenë gjithmonë të qytetarëve. Jam i sigurt se modeli ynë i uljes së taksave dhe i transparencës, do jetë shumë i suksesshëm. Rilindja sot i bën lekët tuaja rrush e kumbulla. Borxhet po merren për të larë borxhe për korrupsionin e pamasë të Rilindjes, në nivel kombëtar dhe vendor”.

Ilir Meta
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Berisha thirrje demokratëve t’i bashkohen protestës: Zero ndikim nga thirrjet “Berisha në burg”

14:57 / July 22, 2026

Qeveria miraton mbështetje për familjet e policëve të rënë në detyrë, javën e ardhshme vendos për dërgimin e oficerëve në Gaza

14:12 / July 22, 2026

Mungesa e Hitës në Komisionin e Reformës Zgjedhore, debat i ashpër, përplaset mazhoranca me opozitën

14:02 / July 22, 2026

Rama flet për fondet dhe investimet e huaja, sulmon kritikët: Sharlatanë dhe ekstremistë

18:50 / July 21, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.