Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Zgjedhjet mbaruan, Rama porosi policëve: Në veprim menjëherë për….

12:40 / July 2, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
rama policia
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryeministri Edi Rama në një takim me drejtorët e policive, dy ditë pas zgjedhjeve të 30 qershorit i falenderoi për mbarëvajtjen e ditës së zgjedhjeve dhe jo vetëm, por edhe të këtyre muajve të protestave të opozitës.

“Faleminderit në emrin tim, të qeverisë shqiptare dhe të çdo njeriu të zakonshëm të këtij vendi që sot ndjehet i çliruar nga hija kërcënuese e ankthit për fatin e zgjedhjeve të 30 qershorit,e cila u vërtit për muaj të tërë nëpër Shqipëri dhe hyri në shtëpitë e mendjet e zemrat e qytetarëve të këtij vendi falë vënies në zbatim të një plani politik antikombëtar kundër zgjedhjeve, kundër drejtësisë, kundër Shqipërisë mu në prag të vendimit për çeljen e negociatave për anëtarësim në BE. Faleminderit për punën mundin dhe sakrificat e policisë së shtetit që mbajtën me përkushtim, dinjitet profesionalizëm një ngarkesë të jashtëzakonshme fizike e psikologjike në tërë këta muaj të mbrapsht. Mirënjohje dhe respekt për çdo efektiv policie që kontribuoi në profili ne një trupe policore të përgatitur mirë. Mirënjohje për 60 efektivë të lënduar të protestave dhe sulmeve agresive ndaj shtetit. Më vjen posaçërisht mirë që këtu mes jush ndodhet dhe simboli i rezistencës suaj të tërë kësaj periudhë të vështirë për secilin prej jush kolegia dhe mikja juaj Ina Nuku”, tha Rama, duke i akorduar efektives yllin e mirënjohjes publike.

Por kryeministri më pas dha porositë në vijim për trupën e policisë, ku fokusi duhet të jetë tek goditja e ndërtimeve të paligjshme. “Hedhjen në veprim për të identifikuar, ndaluar çdo subjekt apo individ që ushtron aktivitet ndërtimor të paligjshëm, jo për muret e tjegullat e shtëpive në fshat po kudo në hapësirat urbane ku cenohet prona publike, prona e tjetrit, apo çdo zonë strategjike për zhvillimin duke nisur nga e tërë vija bregdetare. Përparim në marrjen në kontroll të territorit dhe në këtë aspekt, po dua që kjo të përshkallëzohet në ofensiv sistemike e planifikuar e zbatuar njësoj si ofensiva shfarosëse e kanabist, çdo komisariat duhet të ketë të qartë zonën e mbulimit me vëzhgim të këtij fenomeni e po njësoj si me kanabisin duhet të monitorohet për performancën përkatëse, duke liruar nga detyra apo penalizuar ligjërisht këdo që kapet në kushtet e mbylljes së syve përpara këtij fenomeni”, tha Rama.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Panik në fluturimin Manchester-Tiranë të Ryanair, alarm për bombë në avion, pasagjerët gjejnë shënimin

22:20 / November 20, 2026

Prej 3 muajsh nën mbikëqyrje, Aldo Gjini i ‘Rrajave’ transferohet nga burgu i Drenovës në regjimin 41 bis

22:00 / November 20, 2026

Operohet Erioni, të shkuara Elisës!

21:18 / November 20, 2026

Salianji: Berisha s’ka kandidatë për 90% të bashkive, është barrë për opozitën

20:42 / November 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.