Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Zgjedhjet në PD për kryetar, Gjana: Konstituohet Komisioni, plotësohen anëtarët përfaqësues të kandidatëve

11:05 / May 27, 20214 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
jemin gjana 770x392 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Jemin Gjana ka bërë me dije se tashmë ka përfunduar konstituimi i Komisionit Zgjedhor në PD duke u plotësuar me nga një anëtar përfaqësues për 4 kandidatët.

Gjana thotë se janë 76 mijë e 67 anëtarë të PD në total të mbyllur me sistem teksa ka zbuluar edhe kalendarin e punimeve të Komisionit si dhe vendimet që janë marrë për kandidatët, fushatën e tyre apo dhe anëtarët, qendrat e votimit dhe komisionet.

“Dje pasdite kemi kryer konstituimin përfundimtar ët Komisionit, në kuptimin që jemi plotësuar me 4 anëtarë përfaqësues të 4 kandidatëve. Kemi bërë mbledhjen së bashku me ta. Ka nisur në datën 24 maj, do të mbyllet në 11 qershor. Pastaj fillon heshtja zgjedhore. Kryesitë e degëve në rrethe të PD dhe kandidatët janë të detyruar të sjellin në Komision të PD emrat e anëtarëve të Komisioneve, është përcaktuar një periudhë kur do të merremi me trajnimin e komisionerëve. Deri në datë 6 do të miratojmë modalitetet e fletëve të votimit, do hedhim shortin e renditjes së kandidatëve. Brenda 7 do të miratojmë vendvotimet bazuar në propozimet e degëve dhe listën e votuesve dhe modalitetet e fletës së votimit deri në datën 8. Materialet do të tërhiqen në datë 11 deri në 4 pasdite nga kryetari i Komisionit dhe secili nga përfaqësuesit e kandidatëve që dëshiron.

Numërimi i fletëve do të kryhet nga ora 7 e gjysëm dhe do të vazhdojë deri në përfundim. Deri në datën 14 në orën 8 do të sillen materialet në Komisionin e Partsë ku do të bëhet përmbledhësja e procesverbaleve e do shpallet fituesi. Ky është kalendari i procesit.

Dje kemi shqyrtuar dhe jemi dakordësuar me të gjithë anëtarët e komisionit lidhur me axhendën e takimeve të kandidatëve në mënyrën e rakordimit, detyrimin e strukturave për të qenë të detyruara në bazë të Statutit për të gjetur ambientet e ftuar anëtarësinë. Jemi dakordësuar për një process të trajnimit. Mendohet që të bë jmë trajnimet në grupe zonash, Shkodër, Elbasan, Fier, Tiranë, 4 ose 5. Do bëhen nën moderimin e formacionit Konrad Adenhauer.

Mendohet që periudha të jetë mes dative 5-10. Ekspertët e fondacionit që e asiston PD në të gjitha proceset e saj të ketë gatishmërinë për të patur njerëzit e duhur në dispozicio.

Kemi marrë vendimin për vendvotimet dhe komisionet. Në 71 degë të PD sot aktualisht, në 5 prej tyre do ketë dy komisione, dy vendvotime, qendër votime, dhe dy komisione. Këto janë Durrësi, Elbasani, Fieri, Kamza e Shkodra. Për arsye lehtësimi për degët që kanë më shumë se 2500 anëtarë do ketë më shumë qendra votimi. Këto 5 degë rezultojnë të tilla. Në të tjerat do ketë nga një vend votimi.

Numri është 75 mijë e 67 anëtarë të mbyllur në sistem, me vendim të Komisionit. Sistemi mund të çekohet vetëm në praninë të 4 përfaqësuesve të kandidatëve që kanë të drejtë tëpëcaktojë ekspertë IT që listat ekëtyre anëtarëve për t’u bërë lista të votuesve.

Gjithasht çështja e fundit që kemi diskutuar e debatuar dje, që ka patur një mirëkuptim, kanë qenë kërkesa si rëndom këto ditë janë shtruar nga individë të ndryshëm, lidhur me disponimin elistave të anëtarësisë. Pati diskutim të gjatë e të qetë, mirëkuptues për një çëhtje thelbësore. Rregullat e lojës së një organizate politike, nuk mund të jenë mbi ligjin. Ligji prevalon. Shqipëria e ka për mbrojtjen e të dhënave personale, askush s’ka të drejtë ta prekë pa autorizimin e personit fizik.

Ky ligj që është detyrim i procesit të Shqipërisë drejt BE, është miratuar në 2008. Jo për kuriozitet por për publikun, dhe një pjesë e atyre që i shtojnë kërkesat nuk janë të paditur. Konsiderohe të dhëna sensitive personale.

Këto dëshirova t’ju bëj me dije.”- tha Gjana.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Progres-raporti 2026/ KE vlerëson përparimin e Shqipërisë drejt BE-së, kërkon forcimin e luftës kundër korrupsionit dhe reformë zgjedhore para zgjedhjeve vendore 2027

13:59 / November 4, 2026

Mali i Zi drejt BE-së në 2028, Marta Kos: Janë mbyllur 21 kapituj, negociatat mund të përfundojnë brenda këtij viti

13:51 / November 4, 2026

Marta Kos: Shqipëria në rrugën e duhur/ Komisionerja e Zgjerimit: 2027, qëllimi i përbashkët me komisionin

13:45 / November 4, 2026

Ulja e TVSH-së dhe heqja e taksës së qarkullimit, Malaj zbulon planin: Po shqyrtohet Bordi i Transparencës i përhershëm për kontrollin e çmimeve

11:31 / November 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.