Të dielën u mbajtën zgjedhjet në Poloni, dhe partia në pushtet në PiS kryeson. Megjithatë tri partitë e opozitës arrijnë mazhorancë qeverisëse. Pritet që të jetë i vështirë krijimi i koalicionit qeveritar. PiS është një parti politike populiste e krahut të djathtë dhe nacional-konservatore në Poloni.
Në Poloni, partia “Ligj dhe drejtësi” (PiS) e kryeministrit Mateusz Morawiecki, sipas preliminareve, ka dalë nga zgjedhjet parlamentare partia më e fortë. Sipas sondazheve pas-elektorale të institutit të demoskopisë Ipsos, partia nacional-koservatore ka marrë rreth 36,8 përqind të votave. Kjo kuotë përkthehet në 200 mandate në parlametin me 460 deputetë.
Tre partitë e opozitës bashkarisht arrijnë të kenë më shumë mandate se PiS. Partia liberal-koservatore Koalicioni Qytetar (KO) drejtuar nga ish-kryeministri Donald Tusk arrin në rreth 31,6 përqind të votave, që do të thotë 163 mandate.
Aleanca elektorale liberal-koservatore “Rruga e tretë” në sipas preliminareve dhe sondazheve ka marrë 13 përqin të votave dhe “E Majta e Re” 8,6 përqind.