Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Zgjedhjet në PS, Gjiknuri në Elbasan: Do sjellë hapje të partisë, garanci për fitoren e ardhshme

09:57 / May 13, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
69630BD0 9F5E 4F92 BAA2 94146553A0B8
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp


Qarku i Elbasanit ishte ndalesa e radhës e turit të takimeve me Asambletë Socialiste për informimin mbi procesin e përzgjedhjes së kandidaturave për kryetarët e partisë në 61 bashki të vendit dhe sekretarët ekzekutiv në degët lokale apo nivel qarku.
Sekretari i Përgjithshëm i PS, Damian Gjiknuri, njëherësh dhe drejtues qarku në Elbasan thekson se çdo kandidat do ketë mundësinë të paraqesë përpara asamblesë platformën e tij. “Përmbyllja e këtij procesi, pas takimeve në të gjithë Qarqet e vendit, do konkretizohet me përzgjedhjen e kryetarëve të rinj dhe do sjellë një hapje të Partisë Socialiste, rienergjizimin e çdo strukture të saj dhe do na japë garancinë për fitore të sfidave të ardhshme elektorale”, shprehet Gjiknuri.
Në zbatim të vendimit të Kongresit të 9 Prillit dhe Asamblesë Kombëtare të 7 Majit, Partia Socialiste ka hapur procesin e garës së brendshme për 61 kryetarët e partisë në 61 bashkitë e vendit. Udhëzimi i miratuar nga Sekretari i Përgjithshëm Damian Gjiknuri parashikon se deri më 25 Maj 2022 do të administrohen kandidaturat e mundshme për kryetar të degëve lokale të Partisë Socialiste.
Parashikohet se kandidatët për kryetar të partisë të bashkisë duhet të ketë si rregull vendbanim dhe të bëjnë jetën e partisë për një periudhë jo më pak se një vit brenda territorit të bashkisë, të jenë anëtar të partisë si rregull për një periudhë jo më pak se tre vjet, të kenë arsimin e lartë si dhe të plotësojnë kushtet e integritetit moral e ligjor.
Paralelisht me ftesën për të kandiduar për drejtimin e degëve të Partisë Socialiste në 61 bashkitë e vendit, një tjetër urdhër i Sekretarit të Përgjithshëm Damian Gjiknuri fton të interesuarit që të aplikojnë për detyrën e re të Sekretarit Ekzekutiv të partisë në territorin e 61 bashkive dhe 12 Qarqeve.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Programi “Dyfisho Sipërmarrjen tënde”, Rama: Rreth 400 biznese janë në proces

15:09 / October 7, 2026

“Brenda vjeshtës”, qeveria gati për hapin e madh me Inteligjencën Artificiale

14:20 / October 7, 2026

Rama uron Presidenten e re të Kosovës, Justina Shiroka-Pula: Mbarësi e sukses në këtë fazë sfiduese për Kosovën dhe gjithë rajonin

09:44 / October 7, 2026

U përplas me protestuesit, flet deputeti i PS: E kuptoj indinjatën e tyre

22:20 / October 6, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.