Rreth 157 mijë votues kanë dalë sot në qendrat e votimit në Tiranë për të zgjedhur një mes dy kandidatëve që ishin në fletën e votimit.
Burime të Tirana News bëjnë të ditur se kjo shifër është vetëm 3 mijë vota më pak se 160 mijë votat që mori Erion Veliaj katër vjet më parë, kur mbështetej edhe nga Lëvizja Socialiste për Integrim dhe Partia për Drejtësi, Integrim dhe Unitet.
Në këtë mënyrë, me një përllogaritje të thjeshtë, Veliaj duket se ka rekuperuar votat e dy ish aleatëve të cilët këtë herë i janë bashkëngjitur Partisë Demokratike.
