Komisioni i Venecias ka miratuar opinionin e kërkuar nga Parlamenti shqiptar lidhur me shkeljet kushtetuese të Presidentit Ilir Meta.
Në raportin e publikuar thuhet se zgjedhjet nuk anulohen pa konsensus politik, por nga ana tjetër vëren se nuk ka bazë për shkarkimin e kreut të shtetit Ilir Meta.
“Nëse Parlamenti do të vendoste në favor të fajësimit, më në fund do t’i takonte Gjykatës Kushtetuese, e cila aktualisht nuk funksionon, të konfirmojë nëse vendimet e Presidentit janë shkelje “serioze” që do të justifikonin shkarkimin e tij.”, thuhet në opinionin e Venecias.
NJOFTIMI I KOMISIONIT TË VENECIAS
Në kuadër të procesit aktual hetimit ndaj Presidentit Ilir Meta për shtyrjen e zgjedhjeve lokale përtej mandatit të të zgjedhurve vendorë, ekspertët kushtetues të Këshillit të Europës të Komisionit të Venecias arrijnë në përfundimin se Presidenti mund të ketë vepruar përtej fuqive të tij kushtetuese, ka të dhëna se veprimet e tij mund të mos jenë të një natyre që justifikojnë hetimin.
Sipas opinionit të miratuar sot, i cili ishte kërkuar nga kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi, Komisioni i Venecias vëren se Presidenti i Shqipërisë nuk mund të anulojë zgjedhjet pa konsensus politik.
Edhe në rast të gjendjes së jashtëzakonshme, siç është lufta apo katastrofa natyrore, Parlamenti do të duhet të miratojë një legjislacion ad-hoc për të shtyrë zgjedhjet.
Në përgjigje të krizës politike në vend dhe një bojkoti zgjedhor nga disa partitë të mëdha politike, Presidenti së pari anuloi dhe më pas shtyu zgjedhjet lokale. Edhe sikur Parlamenti të konstatonte se Presidenti tejkaloi kufijtë e tij, Komisioni i Venecias vë në dyshim nëse kjo ishte e nevojshme për të vërtetuar “shkelje serioze”.
Ekspertët nënvizojnë thirrjen e Presidentit për dialog dhe pritshmërinë se shtyrja e zgjedhjeve do të mund të kishte kontribuar në një kompromis mes palëve. Ata theksojnë mungesën e një sfide të drejt për drejtë të dekreteve të Presidentit para gjykatës.
Për më tepër, zgjedhjet lokale nuk kanë të njëjtin status kushtetues si zgjedhjet parlamentare. Ekspertët thonë se edhe nëse Kuvendi do të përcaktonte seriozitetin e shkeljeve, kjo nuk duhet domosdoshmërisht të çojë në fajësim, duke marrë parasysh fuqinë e seancës së Kuvendit për të marrë parasysh mjetet e tjera kushtetuese, siç janë ruajtja e kontrolleve, ekuilibrave dhe stabilitetit të vendit.
Nëse Parlamenti do të vendoste në favor të fajësimit, më në fund do t’i takonte Gjykatës Kushtetuese, e cila aktualisht nuk funksionon, të konfirmojë nëse vendimet e Presidentit janë shkelje “serioze” që do të justifikonin shkarkimin e tij.
