Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Zgjedhjet, partitë duhet të regjistrohen deri në 15 shkurt. Ja kur do të mësohen kandidatët për deputetë

15:16 / January 2, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
basha rama
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Të gjitha partitë që duan të garojnë në zgjedhjet e ardhshme, duhet të regjistrohen deri në 15 shkurt, sipas afateve të përcaktuara në Kodin Zgjedhor.

Lulzim Basha ka një negociatë të vështirë përpara. Brenda 24 shkurtit ai duhet të vendosë me aleatët e tij, nëse do të kandidojnë bashkë, në një listë, apo të ndarë në disa blloqe opozitare. Strategjia duhet të përfundojë 60 ditë përpara zgjedhjeve kur duhet të depozitohen në KQZ kërkesat për koalicione.

Edi Rama do të garojë i vetëm, ndërsa Tom Doshi, nuk do të strehohet në listat e PS-së, por do të dalë më vete. Ai synon mandatin në Shkodër, por për këtë është i detyruar të kandidojë në të gjitha qarqet e vendit.

Kjo vlen për çdo parti, e cila nëse merr pjesë në zgjedhje nuk mund të kandidojë në një apo disa qarqe, por në të 12-të njësitë, me listë të plotë kandidatëtësh.

Të gjithë kryetarët e partive apo udhëheqësit e koalicioneve duhet të vendosin deri në 7 mars se kush do të jetë lista e kandidatëve. Ky është afati i fundit, për të zyrtarizuar skuadrën, e cila do të votohet emër për emër. Gjithësesi, edhe pse listat janë të hapura, prapë kryetari i partisë do të jetë ai që do të caktojë renditjen e kandidatëve.

Numri i partive të regjistruara do të jetë tregues edhe për modelin e fletës së votimit, e cila, këtë radhë do të jetë më e komplikuar, meqë duhet të përmbajë jo vetëm emrat e partive që garojnë, por edhe të kandidatëve të cilët po ashtu do të grumbullojnë vota personale sipas formulës së listave të hapura.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Asnjë mbrojtje për këdo që del përpara drejtësisë”/ Rama në Dublin: Për herë të parë që nga 1912, njerëzit me pushtet po gjykohen nga gjykata të pavarura

22:22 / November 11, 2026

Ndryshime në kabinetin qeveritar/ Ja çfarë po ndodh në Ministrinë e Drejtësisë

21:40 / November 11, 2026

Samiti i radhës i NATO-s në Tiranë do të zhvillohet virtualisht? Ministria e Mbrojtjes mohon pretendimet: Nuk ka pasur deklaratë të tillë

20:59 / November 11, 2026

Gogu takon ministrin italian Nordio në Romë: Në fokus forcimi i bashkëpunimit mes dy vendeve në drejtësi 

19:38 / November 11, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.