Incident në Durrës gjatë procesit të votimit. Në QV 1499, ka pasur një incident midis një personi, jo pjesë e stafit të QV, jo anëtar as komisioner, por një person i jashtëm ka goditur një përfaqësues të PD, komisioner.
Aktualisht votimi është pezulluar. Policia ka mbërritur për të marrë dëshminë e komisionierit të dhunuar. Përplasja ka ndodhur jashtë qendrës së votimit.
