Punimet për zgjerimin e një rruge në Pyllin e Sodës në Vlorë kanë nxjerrë në pah eshtrat e një njeriut. Panorama.al ka sjellë edhe pamjet nga vendi i ngjarjes, ndërsa raportohet se mbetjet kockore janë gjetur nga punëtorët.
Eshtrat janë gjetur nga punonjësit e një firme që po kryejnë punime në atë zonë.
Menjëherë është lajmëruar policia qe ka bere rrethimin e zonës, ndërsa pritet që eshtrat te nisen për ekspertim drejt Tiranës.