Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Zgjerimi jashtë axhendës së samitit të BE, ja çfarë do ta penalizojë veçanërisht Ballkanin Perëndimor

22:32 / June 23, 20213 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
BE Bruksel
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një ditë para samitit të nivelit të lartë në Bruksel, zgjerimi mësohet se nuk do të jetë në axhendën e liderëve të vendeve të Bashkimit Europian, pavarësisht pëpjekjeve të disa shteteve anëtare që Këshilli Europian të jepte një vendim për konferencën e parë ndërqeveritare për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Në një lidhje nga Brukseli, gazetarja Klementina Cenkollari tha për MCN TV se penalizues në samitin e radhës për integrimin e Ballkanit Perëndimor do të jetë edhe fakti që Gjermania dhe veçanërisht Merkel nuk do të jetë në samitin e radhës, pas ka paralajmëruar tërheqjen dhe mokandidimin.

Si për Tiranën edhe për Shkupin penalizuaes do të jetë edhe fakti që Gjermania dhe veçanërisht Merkel nuk do të jetë në samitin e radhës, pas ka paralajmëruar tërheqjen dhe mokandidimin, e cila ka qenë zëri më i fortë për integrimin e Ballkanit Perëndimor në BE”, tha Cenkollari.

Ajo po ashtu deklaroi se shtyrja për Tiranën dhe Shkupin fillimisht është bërë në komitetin e abasadorëve dhe në takimin e Ministrave të Jashtëm ku është rrëzuar opsioni i ndarjes së fateve të Shqipërisë nga Maqedonia e Veriut pasi një ndarje e Shkupit nga Tirana do të thoshte ndoshta një pezullim dhe një shtyrje të një date për tryezën e parë ndërqeveritare për MV.

Ky vendim sipas Cenkollarit do të kishte pasoja jo të parashikueshme për Shkupin.

“Raporti i fundit i KE dhe “po-ja” që morëm javën e kaluar nga Holanda janë dy sinjale të forta të cilat tregojnë se ajo çfarë ka penalizuar këtë herë Tiranën është vetoja Bullgare mbi MV. Burime diplomatike për MCN TV se fillimisht në komitetin e abasadorëve dhe në takimin e Ministrave të Jashtëm është rrëzuar opsioni i ndarjes së fateve të Shqipërisë nga MV. Kjo për shkak se një ndarje e Shkupit nga Tirana do të thoshte ndoshta një pezullim dhe një shtyrje të një date për tryezën e parë ndërqeveritare për MV, ndoshta edhe për vite që do të kishte pasoja jo të parashikueshme për Shkupin. Nga ana tjetër, nesër integrimi dhe zgjerimi nuk do të jenë në vëmendjen e KE pasi vëmendja zhvendoset tek presidenca Sllovene e KE që do të duhet të shtyjë përpara këtë proces dhe kërkon atë që do të jetë Samiti i BE dhe Ballkanit perëndimor që kërkon përcaktimin e një date për Shqipërinë dhe MV”, tha Cenkollari.

E pyetur se cilat shtete e kanë mbështetur ndarjen e Shqipërisë nga Maqedonia e Veriut, Cenkollari tha se kundër ndarjes kanë qenë prej fillimit Gjermania dhe Franca, por edhe vende mike të Maqedonisë së Veriut si Sllovenia apo Portugalia.

“Shtetet të cilat në mënyrë të vazhdueshme, përfshirë edhe në këtë takim të cilat kanë qenë kundër ndarjes së dy shteteve kanë qenë Gjermania dhe Franca por edhe vende mike të MV si Sllovenia apo Portugalia”, shtoi ajo.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rama prezanton 6 piketat e reja të Programit Kombëtar të Strehimit: Banesa sociale edhe nga objektet e konfiskuara, mbështetje për familjet e reja

14:56 / September 10, 2026

Nga kredia me interes zero, te subvencionimi i qirasë, Rama: Si do funksionojë programi kombëtar i strehimit

14:53 / September 10, 2026

“Berisha gënjeu demokratët” – Bejko: Nuk ka më të drejtën morale të fitojë zgjedhjet, është ende non grata

11:12 / September 10, 2026

Reforma territoriale, Ambasadori i OSBE: Nuk ka një model unik, Shqipëria duhet të vendosë vetë për bashkitë

13:59 / September 9, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.