Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme Olta Xhaçka është telefonuar nga homologu i saj grek Nikos Dendias.
Lajmi bëhet i ditur nga ky i fundit përmes një postimi në Tvvitter, ku shkruan se diskutimet u fokusuan në marrëdhëniet dypalëshe në vazhdën e deklaratave të kryeministrit Edi Rama, që e njohu si një të drejtë të patjetërsueshme të Greqisë shtrirjen në 12 mijlje në ujërat territoriale të detit Jon duke shkaktuar zemërimin e Ankarasë, raportojnë mediat greke.
“Kontaktova të emëruarën e re si Ministre të Punëve të Jashtme të Shqipërisë Olta Xhaçka së cilës i theksova vullnetin për të forcuar marrëdhëniet dhe bashkëpunimin dypalësh në adresimin e sfidave të përbashkëta”, shkruan ai në “Tëitter”.
Greqia dhe Shqipëria kanë rënë dakord të referojnë çështjen e përcaktimit të zonave detare të Jonit në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë, në rast se nuk gjendet asnjë bazë e përbashkët në diskutimet e tyre.
