Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Zgjermi i Greqisë, Rama nga Vjena: Kjo është marrëzia dhe poshtërsia më e madhe..

20:16 / August 27, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Rama 2 2
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryeministri Edi Rama i konsideron poshtërsi deklaratat për shtrirjen me 12 milje të hapësirës detare.

Nga Vjena ku do të drejtojë nesër mbledhjen e OSBE-së për Bjellorusinë, kryeministri tha për mediat shqiptare se Greqia nuk ka pse pyet Shqipërinë për realizimin e një të drejte që asaj i takon dhe që vendi ynë sipas tij, e ka zbatuar në vitin 1990.

“Kjo është marrëzia dhe poshtërsia më e madhe që mund të imagjinohet nga ata që mund t’i fryjnë këtij zjarri. Deklarata e kryeministrit nuk ka lidhje me marrëveshjen me Shqipërinë.

Marrëzi pasi deklarata plus 6 milje nuk është shtrirje drejt Shqipërisë por është një shtrirje mbi bazën e konventës ndërkombëtare. Askush nuk pyet tjetrin kur ushtron këtë të drejtë. Është një e drejtë që Shqipëria e ka zbatuar në vitin 1990.

Ta bëjmë më të thjeshtë për njerëzit që bien shpesh pre e manipulimeve sepse janë politikisht të verbër dhe fanatikisht të lidhur me ato parti që i nxisin.

Kufiri detar nuk është si gardhi midis dy parcelave, nuk është si kufiri tokësor.

Nuk është kufiri shqiptar se ishin shprehur edhe intelektualët e Vetëvendosjes se kufiri detar nuk është si gardhi apo kufiri tokësor. Ka ujëra territorial dhe ka edhe ujëra ndërkombëtar, shelfi kontinental.

Shtrirja që tha kryeministri grek është krejtësisht korrekte, është vendimtarja e tyre, nuk ka lidhje çfarë thotë Shqipëria. Shqipëria nuk ka ça të thotë dhe s’ka pse të thotë. Pjesa tjetër është poshtërsi nga fillimi deri në fund e atyre që e bëjnë.”, tha Rama

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Arrestohet pronari i hotelit në Tiranë, strehoi 7 emigrantë sudanezë për kalim drejt BE

12:45 / August 27, 2026

“Klienti im s’ka prekur para publike”, Maks Haxhia: Duam të njihemi me dosjen e Ergys Agasit

11:44 / August 27, 2026

E-mail kërcënues në disa institucione në qytete të ndryshme, pretendohet për bombë

11:40 / August 27, 2026

Konflikti për linjën e ujit përfundoi në plagosje / Tiranë, pranga 35 vjeçarit, goditi me thikë administratorin e pallatit

11:24 / August 27, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.