Autoritetet kanë bërë të ditur se duke nisur nga dita e sotme fasha orare për të bërë pazarin do të bëhet dy orë dhe këtë mëngjes Tirana ka qenë si një ditë e zakonshme.
Nëpër rrugët e kryeqytetit shihen shumë qytetarë por dhe mjete që lëvizin e mes tyre ka dhe persona të moshuar, të cilët në fakt nuk duhet të dalin nga shtëpia përveçse orarit të përcaktuar për ta ditën e shtunë.
Nga vëzhgimi i News 24 një pjesë e vogël e qytetarëve mbajnë maska dhe shihen dy ose më tepër persona që ecin në grup.
