Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur përditësimin e të dhënave përsa i përket koronavirusit në vend, ku siç tha dhe më herët ministrja Manastirliu, bëhet fjalë për 24 raste të reja për një ditë, duke e çuar numrin në 518 të prekur.
Harta zgjerohet dhe me qytetin e Mallakastrës, ku mësohet se e infektuar është një infermiere, ndërkohë që tre raste të reja janë në Fier, ku më herët u raportua për një vatër të re.
Ndërkohë numri i viktimave ka shkuar në 26, ku ka ndërruar jetë një 64-vjeçare e cila ndodhej prej ditësh në terapi intensive. Ajo pësoi arrest kardiorespirator.
Në spital janë 11%, 32% të vetëizoluar ndërkohë që 52% e të prekurve tashmë janë shënuar. Ndërsa vdekjet zënë vetëm 5%.
