Deputeti socialist Ilir Beqaj duke shpjeguar ndryshimet që sjell ligji për pronart i miratuar në Kuvend më 5 mars thotë se ky është një ligj i rëndësishëm për shfrytëzimin e pronës.
“Është një nga ligjet më të rëndësishme me shumë problematika në territor, por për fat të keq kemi humbur shumë kohë që nga 5 marsi pa produkt konkret. Thirrje të gjithë njerëve të bëjnë një aplikim, nuk kanë për të paguar asnjë tarifë për këtë regjistrim dhe duhet që të vihen në lëvizje të gjitha bashkitë e vendit sepse janë ato që do të presin kërkesat dhe do të marrin vendimet e këshillet bashkiak, që toka nga sot e përbashkët do të kalojë në pronësi indviduale”, tha Beqaj.
Problematikë që has ligji sipas tij janë diskutimet për zonat me potencial turizmi por që janë pyje e livadhe që përgjithësisht kanë qenë në zotërim të përbashkët. “Diskutimet që ka në shumë zona për territore me potencial turizmi po që janë pyje e livadhe që përgjithësisht kanë qenë në zotërim të përbashkët, po brenda secili ka pas territoret e veta. Dhe për këto krijon hapësire për të dhënë zgjidhje për shfrytëzim të asaj që ësthë burimi kryesor në pemtari që është gështenja po dhe fruta të tjera të egra që janë në pyll dhe sot kanë shmë më tepër mundësi që të kthehn në një burim të rëndësishëm të situatës ekonomike të familjeve atje” tha ai më tej.
Duke folur për situatën aktuale të pandemisë, Beqaj thotë se ka një rritje të rasteve në Europë ndërsa në Shqipëri situata është e qëndrueshme.
“Nëse para 10 ditësh vetëm gjysma e të prekurve ishte e shëruar, sot kemi arritu në 58%, për fat të mirë dhe fatalitetet janë në një ose dy. Të hënën nis viti i ri shkollor, ndoshta më i çuditshmi në historinë e arsimit shqiptar apo botëror. Pashmangshmërisht grumbullimet do të duhet të sjellin dhe një rritje të numrit është e pritshme, po do të duhet të bëjmë kujdesin maksimal që klasat të mos kthehen në vatra të përhapjes. Duhet të jemi shumë të kujdesshëm, komunikimi i vazhdueshëm me fëmijët dhe prindërit”, shtoi më tej ai.
Por a do të mund të rikthehen kufizimet? “Unë besoj se asgjë nuk është e përjashtuar. Këtë gjë duhet ta vlerësojnë komiteti i ekspertëe pastaj vendimmarrja do të duhet të bëj një vlerësim më të gjer përveçse vleresimit shëndetësor që është thelbësori dhe primari”, përfundoi ai.
