Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Zgjidhje përfundimtare çështjes së patentave për shqiptarët në Gjermani

09:57 / January 28, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
patenta
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryeministri Edi Rama tha sot se do të zgjidhet përfundimisht çështja e patentave për shqiptarët në Gjermani.

Kryeministri Rama ka diskutuar sot me Kancelaren Angela Merkel edhe për çështjen e patentave të drejtimit të automjeteve në Gjermani, pas kërkesës që i kanë bërë shqiptarët atje.

“Duke qenë se shumë miq më kërkuan që të bisedoj me Kancelaren çështjen e patentave të drejtimit të automjeteve në Gjermani, dua t’u jap lajmin e mirë se në shkurt vjen në Tiranë një ekip i Ministrisë së Transporteve të Gjermanisë për të bërë një raport për Berlinin zyrtar, lidhur pikërisht me këtë proces dhe me këtë kërkesë”, tha Kryeministri Rama në përmbledhjen e rezultateve të takimit me Merkel, para kthimit në atdhe.

Rama shtoi se “kjo është një kërkesë në fakt e kahershme dhe Shqipëria e ka bërë disa herë, por duke qenë se mikun në Berlin e kemi më të fortë se kurrë, unë kam besim se këtij halli të shqiptarëve në Gjermani po i vjen fundi”.

Po ashtu Kryeministri ritheksoi kthimin në shtëpi të të dëmtuarve nga tërmeti.

“Ju përshëndes që të gjithëve nga Berlini para se të nisem për Tiranë dhe të jeni të sigurt se askush nuk do të jetë vetëm në hallin e tij, duke nisur nga ata që kanë sot për sot hallin më të madh: atë të kthimit në shtëpi pas tërmetit”, – tha ai.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zjarr në Voskopojë, zjarrfikësit dhe shërbimi pyjor në operacion për shuarjen e flakëve

18:37 / July 22, 2026

Spanjë–Argjentinë, gjithçka që duhet të dini para finales së Kupës së Botës 2026

14:29 / July 18, 2026

Ish-presidenti Nicolas Sarkozy nis dënimin me burgim

11:40 / October 21, 2025

Raporti për sigurinë nga DASH, deputeti Malaj: Nuk duhet të dizinformojmë siç bëhet me disa ngjarje

17:14 / October 1, 2025
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.