Policia ka reaguar zyrtarisht lidhur me zhdukjen e tre të rinjve në Shkodër. Sipas burimeve zyrtare vëllai i njërit prej tyre ka bërë kallëzim penal pasditen e të dielës në Komisariatin e Malësisë së Madhe se ka humbur kontaktet me vëllain e tij dhe kushërinjtë.
Policia thotë se ka nisur kontrollet për gjetjen e tyre.
Lexo edhe- Tre të rinj të zhdukur prej ditësh, dy prej tyre dyshohet të jenë vrarë
NJOFTIMI I POLICISE
Më datë 04.10.2020, rreth orës 17:30, në Komisariatin e Policisë Malësi e Madhe, ka bërë kallzim shtetasi O. Ç., banues në fshatin Bajzë, Malësi e Madhe, se me datë 03.10.2020, rreth orës 15:00, ka humbur kontaktet me vëllain e tij shtetasin V. Ç. 37 vjeç, banues në fshatin Bajzë, Malësi e Madhe, dhe me dy afërmit e tij (kushërinjë) shtetasit K. P. 21 vjeç, dhe D. P. 25 vjeç, të dy me banim në fshatin Vrith, Malësi e Madhe.
Shërbimet e Policisë pas kallzimit të bërë nga shtetasi O.Ç, kanë nisur kontrollet për gjetjen e këtyre shtetasve.
