Mbrëmjen e kësaj të marte, një zjarr masiv ka përfshirë mbrëmjen e sotme kodrat me ullishte në fshatin Zhamë të Lushnjës.
Të favorizuara nga era, flakët po përhapen me shpejtësi duke u afruar dhe pranë banesave. Në vendngjarje ndodhen forcat zjarrfikëse, të cilat po punojnë për neutralizimin e flakëve.
Ministri i Brendshëm, Taulant Balla është nisur drejt Lushnjës, për të monitoruar nga afër situatën e zjarrit në Zhamë, ku aktualisht ndodhet dhe deputeti i PD-së Saimir Korreshi.