Një garazh në Paskuqan është përfshirë nga flakët, ndërkohë që mësohet se janë djegur dhe dy mjete të parkuara aty.
Sipas policisë ngjarja ka ndodhur rreth orës 02.50 të natës, ndsërsa paraprakisht dyshohet se ngjarja është aksidentale.
NJOFTIMI I PLOTE
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 15.02.2021, rreth orës 02:50, në rrugën “Azem Galica”, në Paskuqan, ka rënë zjarr në garazhdin në pronësi të shetasit E. H., ku për pasojë janë përfshirë nga flakët dhe 2 mjete të cilat ishin të parkuara aty.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, ku aktualisht dyshohet se është ngjarje aksidentale.
